Radar
12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!
![12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa](https://media.pamfleti.net/pamfleti.net/media3/-900-0-1738412878xedi-rama-924.png)
Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti.
Ai theksoi se posti që mban për të është një punë, ndërsa shtoi se nuk do të largohet “për sa kohë ata që kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj”.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se “pushteti më duhet për këtë punë, nuk e bëj këtë punë për pushtetin”.
“Ti thua a ke ndërmend të lësh pushtetin? Për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe. A ke ndërmend ta lësh punën, këtë punë? Jo nuk kam ndërmend ta lë këtë për momentin, për sa kohë ata që kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj.
Nëse do më thonë “faleminderit ose ik se deri këtu ishte” atëherë do ta lë këtë punë. Sepse kemi kuptim të ndryshëm, pushteti dhe puna janë të ndryshme në tingëllim. Pushteti më duhet për këtë punë. Nuk e bëj këtë punë për pushtetin”, tha Rama.