Radar
Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta
Edi Rama
Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në Shqipëri.
Ai hodhi poshtë pretendimin, duke e quajtur një sajesë nga “këneta”, duke nënkuptuar se është gënjeshtër e opozitës.
“Kështu ka ardhur një zë nga këneta, jo nuk është e vërtetë, një sajesë që mori rrugën siç marrin zakonisht sajesat. Kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, ky është sot realiteti e përditshmëria jonë”, tha Rama.