Letersi
Humbjet
Humbjet
Humbim çdo ditë nga vetja vetitë,
humbim ditët e lumtura, ëndrrat, shpresat,
pastaj humbim veshët, humbim sytë,
dhe në fund na lënë kujtimet, mbresat.
Ngarend koha! Koha s’ka kurrë kohë;
dielli lind, por dritë s’bën si dikur –
trishtimi na mbështjell kurmin me cohë,
dhe vetmia na vuvos si mur.
Humbim çdo ditë nga vetja në ndarje,
familjarë, shokë e miq që kemi njohur,
pastaj jeta vetë kthehet në ngjarje,
që me gjasë dikur na paska ndodhur.
27 shtator 2016-Petrit Nika
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu