Mix
I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!
Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë. Por, vetëm flokët e shëndetshëm e kanë këtë superfuqi. Ju nuk mund ta dalloni me shikim të parë nëse floku është i shëndetshëm apo jo. Por ka mënyra për ta zbuluar dhe t’i riktheni në formë.
Për të kuptuar nëse flokët tuaj janë të shëndetshëm dhe se nuk duhet të shqetësoheni që po ju bien, së pari kontrolloni rrënjët e tyre. Thjesht bëj këtë:
-Shkul një fije floku, por sigurohu ta kapësh sa më afër kokës që rrënja të jetë akoma e bashkangjitur te floku.
-Kontrollo gjëndrën. Fundi normal i rrënjës së një fijeje duhet të jetë në formë llambe. Nëse floku është i shëndetshëm, patjetër që do ta vini re këtë. Nëse është i dobët ose pa ndonjë formë llambe, flokët kanë nevojë për kujdes.
Si ta parandaloni rënien e flokëve:
Ndiqni dietën mesdhetare. Një studim tregoi se redukton rënien flokëve. Mos i lidhni flokët bisht shumë fort, sidomos gjatë gjumit. Merrni dhe vitamina e minerale të veçanta.
2. Testi i lagështisë
Kjo mat sa poroze janë flokët tuaj. Flokët e shëndetshëm janë mjaft të fortë, ndërsa ata të dëmtuar e thithin lëngun shpejt.
-Shkul disa fije flokësh nga pjesë të ndryshme të kokës, si maja, pjesa e pasme, nga secila anë.
-Hidhini fijet në një gotë me ujë. Fijet e shëndetshme do të rrinë në sipërfaqe, ato pak të dëmtuara do të zhyten pak, ndërsa ato të dëmtuara shumë do të fundosen plotësisht, informon dritare.net
Si t’i trajtoni flokët me porozitet të lartë:
Aplikoni lloje të ndryshme gjalpi ose vaji. Ndihmojnë në reduktimin e lagështirës që thithin flokët tuaj. Thajini flokët pas çdo larjeje, jo me të nxehtë. Vendosni uthull molle dhe aloe vera për të rregulluar ekuilibrin e pH.
Ky test ka për qëllim të kontrollojë elasticitetin e flokëve tuaj.
– Shkulni me kujdes një fije floku.
-Tërhiqeni butësisht në të dyja skajet. Nëse shtrihet dhe kthehet sërish siç ishte, është i shëndetshëm. Nëse këputet lehtë, është mjaft i dobët.
Si t’i riktheni elasticitetin flokut!
Thajeni në ajër. Përdorimi i nxehtësisë dëmton elasticitetin e tyre. Masazhojini flokët me vaj jojoba. Provoni të aplikoni pak mjaltë te fijet. Është kondicioner i shkëlqyeshëm natyral dhe do të ruajë lagështinë në flokët tuaj.
Me këtë test, ju mund të përcaktoni gjendjen e kutikulës së flokëve për të parë nëse është dëmtuar apo jo.
-Fusni një fije floku mes gishtit tregues dhe të mesit.
-Fërkojeni me gishtërinj nga maja te rrënja. Nëse e ndjeni të ashpër, flokët janë të dëmtuar. Nëse është i butë, është i shëndetshëm.
Si t’i trajtoni flokët e dëmtuar!
Provoni një trajtim me keratinë. Lëmon flokët dhe u jep shkëlqim. Mos i lyeni shpesh, sidomos flokun kaçurrel. Mos i thani shpesh. Provoni t’i shpërlani me ujë orizi. Hulumtimet tregojnë se i mbron nga dëmtimi.