Kryesore
“PS, e vetmja parti që lufton për të bërë shtet”, Rama për socialistët e arrestuar: Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka individë që i përkasin drejtësisë!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialistë duke u shprehur se faturohen si faje apo e metë e PS-së.
Por kreu i qeverisë theksoi se pa Partinë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
Rama: Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që jo u fut ky në burg, jo u fut ai, jo po dënohet ky e ai, dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo e metë e PS-së. Por pa PS-në, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik të pavarësisht nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012 deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë 1 të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur. Fatos Nano u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësuara.
Kjo është një arritje historie e PS dhe as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që po lufton për të bërë shtet. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS. Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE.