Radar
Rama lëshon gojën ndaj Berishës: Buf i stërplakur, e ke kthyer opozitën në një kor zhabash!
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentueseje në rrjetin social ‘Facebook’.
Komentuesja vuri në dukje qëndrimin kritik të Ramës ndaj opozitës.
“Më vjen keq, por vetëm fakti sesi shpreheni për opozitën, nuk meritoni atë vend e atë popull”, shkruan komentuesja.
Në përgjigje Rama ka vijuar sulmet ndaj opozitës, duke denigruar në sharje dhe ofendime ndaj liderit të PD, të cilin e quajti ‘buf të stërplakur’.
“Më vjen keq, Flora! Kur një buf i stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, ditë e natë, i rroka nisën shqiptarët. Për dreq, ajo kënetë ka krijuar edhe ca pellgje opozitash të reja, që nuk kanë asgjë të re, përveç moshës së pronarëve të tyre, që të gjithë imitojnë bufin stërplak.
Kush do të votojë verbërisht ‘kuak, kuak, kuak’, le t’i votojë, por dy gjëra ama nuk ndryshojnë dot. E para, vota për ta është e çuar dëm sepse ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta, vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhlisit tonë, nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, sfiduese, europiane dhe fituese”, përgjigjet Rama nëpërmjet një videomesazhi.