Lidhu me ne

Radar

Çani i harruar kërkon vëmendjen e Bleonës/ Kur dhelpra nuk i kap dot rrushtë

Çani i harruar kërkon vëmendjen e Bleonës/ Kur dhelpra nukArjan Çani. Fotomontazh

Së fundmi për habi të të gjithëve, Arjan Çani ka deklaruar se nuk e duronte dot Bleona Qeretin.

Si është e mundur të thuhet kjo nga Çani? Po, po është kontradiktore nga ana e tij, pasi deri dje emisionet me Bleonën i bënte, por mesa duket kërkon përsëri vëmendje.

I harruar diku përtej ku s’po bën dot asnjë lajm, ku s’po qëllos dot asgjë pavarësisht stilit ndryshe të tij, Arjan Çani po qan për Bleonën. Ndoshta ky është fiks rasti për të kujtuar dhelprën e rrushtë e Sadiut, por pak rëndësi ka kjo.

Ajo që bie në sy është fakti se Çani kërkon të marrë vëmendje për të bërë lajme sa nga Rama e sa nga Bleona. Dikur s’la gjë pa thënë për kryeministrin e më pas ju lëpi po prap për vëmendje. Të njëjtën gjë po bën edhe me Bleonën.

Sa vlen kjo lëpirje për të tërhequr vëmendje kur je i harruar duket se është për të qeshur, por ndoshta edhe Çani është katandisur për të qarë, se nga hiçi doli me këto deklarata a thua se nuk puthej e përqafohej me Bleonën, pasi kjo e fundit i mbante “gjallë” emisionin.

Mirë a keq, Çani mund të krahasohet me Lulin, mbase as këtë krahasim nuk e meriton se diçka ka qenë dhe Luli dikur, por në vetmi njeriu bën gjithçka dhe kur je i harruar kërkon të rikthehesh në treg dëshpërimisht, e për këtë ka zgjedhur Bleonën.

CNA i bën thirrje Bleona Qerretit të reagojë fort që t’i rikthehet vëmendja Çanit se se ndryshe ngeli vetëm e s’ka kush i bën derman.

/CNA

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal3 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar3 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook