Lidhu me ne

Kioske

“Duty free” Bektashi!

Ka thënë kryeministri Edi Rama në një aktivitet me rastin e 95 vjetorit të vendosjes së selisë qendrore të Bektashizmit në Tiranë:Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mund të transformohet në një realitet shqiptar, ndërkombëtarisht tërheqës, ku njerëzit e çdo feje dhe kombësie, ndër plot nga ata që vijnë dhe do vijnë në Shqipëri, të mund të hyjnë në portën e hapur të një shteti simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa, apo atribute të tjera, por një seli, një shtet shpirtëror, që e pret çdo vizitor, me devizën ne s’jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar. Kjo do t’i japë këtij komuniteti mundësinë të mbijetojë, se patjetër do t’i shtohen ndjekësit, simpatizantët. 

Bektashijtë janë vetëm dhe nëse erdhën këtu 95 vite më parë, si jetim të një Perandorie që u tregoi derën, bektashizmi këtu s’mund të vdesë si një jetim, që shqiptarët i tregojnë rrugën. Sepse do ishte vrasja me duart tona e një vlere shpirtërore që siç është brenda nesh sot duhet t’u përcillet brezave, në emër të një historie shqiptare

Ndërkohë vetë Baba Mondi, ky Nastradin i rrallë i kohës sonë ka folur për një Urdhër Bektashi, pra ngjashëm me atë të Urdhërit të Maltës:

Për komunitetin tonë mesazhe të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta të dërgimit nga Zoti dhe shpresojmë një vit i filluar me këto shenja të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. Stabilizimi i mundshëm i një Urdhri Bektashian, do kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi, por edhe faktori i ri për harmoninë mes komunitetin tonë dhe komuniteteve të tjera në botë

Hajde ta gjesh se çfarë kanë në mendje këta!

/Respublica.al

MË TEPËR

Aktualitet14 minuta më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar1 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix1 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix1 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook