Mix
Tensioni i lartë vjen nga veshka dhe jo zemra, mjeku: Sheqeri, ‘armiku’ kryesor
Mjeku Luçiano Bardhi, ka folur në lidhje me tensionin e lartë dhe arsyet që ndikojnë në shtimin e pacientëve me këtë problematikë.
I ftuar në News 24, mjeku tha se arsye kryesore që ndikon në tensionin e lartë nuk është zemra, ashtu siç është edhe perceptimi i përgjithshëm.
“Tensioni i lartë një çështje e zakonshme sot. Sot ushqime që i themi Junk food janë shtuar shumë dhe një nga shkaktarët e tensionit të lartë janë ushqimet e mbyllura.
Tensioni i lartë lidhet me veshkën, shumë të pakta janë rastet kur tensioni i lartë bëhet nga zemra. Armiku më i madh i tensionit është sheqeri jo kripa, pra ndikojnë ushqimet me përbërje të lartë glukoze.
Ndikojnë shumë ushqime të tilla si molto, sufllaqe, hamburger, alkooli dhe pijet e gazuara.
Tensioni i lartë influencohet nga dëmtimi i veshkës, jo nga zemra. Veshka është ajo që bën balancën. Tensioni i lartë do të thotë varfërim i mineraleve në zemër”, ka sqaruar ai.
Bardhi ka bërë thirrje që pacientët të cilët kurohen për hipertensionin, nuk duhet t’i lënë medikamentet të cilat marrin me një vendim personal dhe pa u konsultuar me mjekët.