Lidhu me ne

Mix

8 gjëra që njerëzit i bëjnë ndryshe në Finlandë (shteti më i lumtur në botë)

8 gjëra që njerëzit i bëjnë ndryshe në

Kur bëhet fjalë për lumturinë, dihet mirë se në vendet nordike shpesh njerëzit arrijnë rezultate të larta në sondazhet për kënaqësinë e jetës. Në fakt, Finlanda ka mbajtur vendin e parë në listën e raporteve të Lumturisë Botërore për vite të tëra – madje edhe kur vendi përballet me mot të ftohtë, dimra të gjatë dhe pa dritë dielli për një pjesë të vitit në disa zona të vendit. (Për krahasim, Shqipëria renditej në vendin e 88-të në listën e raportit të Lumturisë Botërore për vitin 2024.)

Pavarësisht këtyre faktorëve atmosferikë që duket se shkojnë kundër këtij vendi, populli i Finlandës përparon kur bëhet fjalë për kënaqësinë e jetës për shumë arsye, sipas ekspertëve të shëndetit mendor.

Një pjesë e madhe e kësaj është sepse Finlanda ka sisteme që e bëjnë jetën më pak stresuese: arsimi është kryesisht falas, pushimet nga puna janë të mjaftueshme dhe mbulimi i shërbimit shëndetësor është i garantuar.

Përtej këtyre sistemeve, megjithatë, ekzistojnë zakone dhe besime që populli finlandez mban, të cilat i ndihmojnë ata të sigurojnë vazhdimisht vendin e parë në listën e raporteve të Lumturisë Botërore.

Më poshtë, ekspertët e shëndetit mendor të Finlandës ndajnë arsyet pse ata mendojnë se njerëzit në këtë vend janë më të lumtur dhe si mund të përdorësh disa nga taktikat e këtij vendi për t’u lumturuar edhe ti. 🙂

1. Finlandezët kanë më pak dëshirë për të gënjyer për emocionet e tyre

Në Shqipëri (dhe në shumë vende të tjera, për këtë çështje), përgjigjja për pyetjen “si je?” me “mirë” ose “në rregull” është gjithmonë e pritshme. Të rrish të shpjegosh shumë për vuajtjet e tua është e pazakontë për disa dhe e panevojshme për të tjerë.

Në Finlandë, megjithatë, ka shumë më pak pozitivitet të detyruar. “Ka më shumë tolerancë për të thënë ‘nuk jam në rregull’ ose ‘nuk ndihem mirë’,” tha Meri Larivaara, drejtoresha e çështjeve strategjike në MIELI Mental Health Finland.

Një pjesë e kësaj ndershmërie emocionale mund të jetë ajo që kontribuon në lumturinë e përgjithshme të Finlandës.

2. Balanca mes jetës dhe punës është prioritet për finlandezët

Edhe pse njerëzit punojnë shumë në Finlandë, orët e tyre të punës janë kryesisht të arsyeshme, që do të thotë se shumica e njerëzve kanë një balancë të mirë mes jetës dhe punës.

“Kjo të jep kohë për t’u qetësuar në jetën tënde të përditshme [dhe] të jep kohë për të kujdesur për veten,” tha Larivaara.

Juho Saari, dekani i fakultetit të departamentit të shkencave shoqërore në Universitetin e Tampere, shtoi se shumica e njerëzve nuk bëjnë një rrugë të gjatë për në punë, që gjithashtu kontribuon në nivelet e lumturisë me punën dhe sasinë e kohës së lirë që u mbetet në një ditë.

3. Ata kanë shumë mundësi për t’u lidhur me natyrën

Të tre ekspertët folën për rolin e rëndësishëm të natyrës në jetën dhe lumturinë e shumë njerëzve në Finlandë.

Në fakt, vendi ka rregulla të njohura si “Të Drejtat e Çdo Njeriu”, që i lejojnë njerëzit në Finlandë të përdorin me respekt pothuajse çdo pyll, liqen dhe zonë bregdetare falas, tha Saari. Kjo do të thotë se aktivitete si kampingu, grumbullimi i manave, mbledhja e kërpudhave, noti, ecja, kalërimi dhe skija janë të gjitha falas në këto hapësira publike.

Hintsanen tha se në Finlandë je gjithmonë afër natyrës, qoftë në një nga qytetet kryesore apo në qytetet e vogla. “Ka natyrë kudo,” tha ajo.

4. Mësimi i aftësive të reja inkurajohet vazhdimisht

“Ne jemi shumë të etur për të zhvilluar veten,” tha Larivaara, dhe “mësimi i gjërave të reja është i mirë për shëndetin tënd mendor.” Ajo tha se kjo nuk duhet të nënkuptojë mësimin e një gjuhe të re apo një detyre për punë, mund të jenë detyra më të thjeshta si provimi i një recete të re gatimi ose hyrja në një kurs për të mësuar si të notosh.

Saari shtoi se Finlanda ka një numër të madh organizatash ku njerëzit mund të bëjnë aktivitete të ndryshme së bashku — gjithçka, nga joga deri te klasat e qeramikës. Ai tha se është e përballueshme t’i bashkohesh këtyre organizatave dhe kjo gjithashtu u mundëson njerëzve të mësojnë gjëra të reja.

Për më tepër, mësimi i gjërave të reja ndihmon që koha të ndihet më e bollshme. “Kur del nga rutina jote e përditshme dhe shikon pas në muajin ose vitin që kaloi, koha do të të duket më e gjatë dhe do të ndihesh se ke shfrytëzuar plotësisht ditët e tua,” tha Adrian Bejan, profesor i inxhinierisë mekanike në Universitetin e Dukes.

5. Të qenit të përulur

Studimet kanë treguar se rrjetet sociale luajnë një rol në ndjenjat tona të pakënaqësisë duke na inkurajuar të krahasojmë vazhdimisht veten me të tjerët. Eksperti finlandez dhe studiuesi i mirëqenies Dr. Frank Martela beson se finlandezët në përgjithësi nuk janë aq të etur për të dokumentuar jetën e tyre në rrjete sociale dhe për t’u mburrur për suksesin dhe pasurinë.

6. Finlanda përbëhet nga një shoqëri shumë e besueshme

Sipas Saari, nivelet e besimit midis individëve në Finlandë janë shumë të larta. “Është një vend i vogël, njerëzit ndërtojnë lidhje midis njerëzve të ndryshëm,” tha ai.

Investimi në marrëdhëniet sociale luan një rol të madh në lumturi, tha Saari.

“Ka shumë hulumtime [që thonë] se eliminimi i vetmisë është një nga gjërat më të rëndësishme” kur bëhet fjalë për ndjenjën e kënaqësisë, vuri në dukje ai. Në fakt, një studim i vitit 2021 tregoi se “vetmia konsiderohet një nga vrasësit më të fortë të kënaqësisë në jetë” – dhe marrëdhëniet e ngushta me të tjerët janë të nevojshme për një jetë të plotë.

7. Barazia dhe liria

Mendimi se njeriu mund të jetë i lirë dhe i pavarur vetëm nëse të gjithë janë njësoj të lirë dhe të pavarur drejton politikat e vendit. Finlanda njihet për politikat që kërkojnë t’i japin fund hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Ishte vendi i parë që i dha çdo qytetari të drejtën për t’u aksesuar në internet.

Filozofia e Finlandës përkthehet në mundësi për të gjithë, pavarësisht nga sfondi socio-ekonomik. Finlanda ka një klasë të mesme shumë të madhe dhe shumë pak varfëri. Të pasurit në Finlandë tradicionalisht kanë qenë të përulur dhe nuk e kanë shfaqur pasurinë. Njerëzit më të pasur në Finlandë mund të ngasin një Volvo të vjetër ose më së shumti një Mercedes pak më të shtrenjtë, por shumëëë rrallë një Lamborghini.

8. Në Finlandë, njerëzit përjetojnë një ndjenjë kënaqësie, në vend të lumturisë së tepruar

“Po të shkojmë më shumë drejt përvojës emocionale të lumturisë, ndoshta nga një këndvështrim kulturor në Finlandë, lumturia nuk ka nevojë të nënkuptojë atë emocion shumë intensiv të lumturisë,” tha Larivaara. “Koncepti ynë është më shumë si një ndjenjë e përhershme kënaqësie me jetën tënde” dhe me atë që ke.

Është një ndjenjë më e qetë, shpjegoi Larivaara. “Kështu, ndoshta është më e lehtë të jesh i lumtur në këtë mënyrë se sa do të ishte nëse kërkon gjithmonë ndjenja intensive dhe përvoja të forta të lumturisë,” shtoi ajo.

Saari u pajtua dhe tha se njerëzit në Finlandë kanë një nivel të lartë kënaqësie në jetë. “[Në] Raportin e Lumturisë Botërore, ata nuk pyesin nëse njerëzit janë të lumtur, ata pyesin nëse janë të kënaqur me jetën e tyre.”

Por, është gjithashtu e rëndësishme të mbash mend se ka dhe faktorë të jashtëm që ndikojnë gjithashtu në lumturi.

“Unë mendoj se në kulturën perëndimore, shpesh flasim për lumturinë, se është përgjegjësi e individit të jetojë jetën në një mënyrë që mund të jesh i lumtur,” tha Hintsanen. “Ne kemi një iluzion se nëse bëjmë gjithçka si duhet, atëherë do të jemi të lumtur, dhe është përgjegjësi vetëm e jona.”

Ka një të vërtetë në këtë, tha ajo, por nuk është vetëm individi që kontrollon lumturinë e tij — janë edhe rrethanat e tij, kushtet e jetës dhe vendimet në shoqëri.

Kjo do të thotë, për shembull, nëse je mësues dhe janë ulur pagat e të gjithë mësuesve, lumturia jote ndoshta do të ndikohet. Por vendimi për uljen e pagës ishte jashtë kontrollit tënd. Kështu që, sa e rëndësishme është të përpiqesh të bësh gjëra që ndikojnë në humorin tënd, kjo nuk varet vetëm nga ti.

“Ne nuk mund ta bëjmë vetëm përgjegjësi të individit, dhe mendoj se është e rëndësishme që të gjithë të mbajnë mend këtë. Ka edhe gjëra të tjera përveç individit,” shtoi Hintsanen.

Burimet: HuffPost, Afar Travel Guides, Forbes, Helsinki Times

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook