Letersi
“Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”
Nga: Thich Nhat Hanh
Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu tek vetja dhe kujdesu për vuajtjen tënde.
Mos thuaj dhe mos bëj gjë, sepse çdo gjë që do të thuash apo do të bësh në një moment inati, mundet ta shkatërrojë ecurinë në vazhdim të marrëdhënies tënde.
Pjesa më e madhe e jona nuk e bën këtë gjë, nuk duam të kthehemi tek vetja jonë, por ta ndjekim personin tjetër për ta ndëshkuar.
Mirëpo nëse shtëpia jote do të përfshihej nga flakët, gjëja e parë që do të bëje me siguri, do të ishte të ktheheshe në shtëpi dhe të kërkoje ta fikje zjarrin, jo të vrapoje drejt atij që mendoje se e kishte ndezur zjarrin.
Nëse do të bëje këtë të fundit, shtëpia do të vazhdonte të digjej ndërkohë që ti do të ndiqje fajtorin.