Lidhu me ne

Aktualitet

Për idhullin tim “të vdekur” dhe të vdekurit e gjallë

majlinda-bregu-1

E di se nëse ndalon të gjuash me gurë këdo që të lehë, ndërsa ecën në rrugën tënde, nuk do të arrish kurrë në fund të rrugës; por janë disa gjëra për të cilat kam detyrim të flas, sidomos për ata që nuk kanë mundësi të mbrohen nga këto lehje. E kam fjalën për një njeri me emër e mbiemër, por anonim për mua në rrafshin publik, i cili quan kandidat të vdekur, një nga bashkëudhëtarët e mi dhe të mijëra demokratëve në rrugën tonë, Sokol Olldashi.

Nuk do të merrja mundimin ta shkruaja këtë replikë me një njeri që ka mbaruar shkollë nate, që është nisur të këshillojë Presidentin dhe që i ka mbetur në tentativë këshillimi, por zgjodha ta bëj në respekt të mikut tim Sokolit dhe pamundësisë së tij për ta bërë vetë këtë gjë.

Shkurtazi po i kujtoj këtij njeriu në respekt të honorareve që ka marrë për të fyer kujtimin e Sokol Olldashit, se i kanë treguar gjithcka gabim për të, pasi ai vet as e ka njohur, as ka patur dëshirë ta njohë, se nuk ka patur punë me PD.

Është e vërtetë se unë dhe Lulzim Basha kemi ardhur bashkë në një ditë në PD. Nuk na kanë futur nga dritarja, por nga dera dhe na kanë pritur me entuziazëm në kuadrin e një projekti për ripërtëritjen e PD. Sokol Olldashi ishte moshatari ynë, por ishte shumë i vjetër në PD kur erdhëm ne. Kishte qenë aty dhe më 1997 dhe më 2001 dhe kur ne, të drojtur në 2005 morëm zona elektorale pak më të sigurta që të “mos dështonim”, ai zgjodhi betejën më të vështirë.
Shkoi u përball me Agron Dukën në Shijak që në atë kohë ishte jo vetëm Ministri më i fuqishëm i qeverisë Fatos Nanos, por dhe biznesmeni më i madh në Shqipëri. E mundi duke bindur shqiptarët se dhe një djalë i ri me duar në xhepat bosh, mund të nxirrte jashtë Kuvendit një milioner dhe Ministër të Fatos Nanos.
Ai u bë pas disa muajsh ministri ynë më i suksesëshëm, pasi futi në burg gjithë banditët që kishin shëtitur lirshëm deri më 2005.
Është e vërtetë se ai nuk fitoi dot Bashkinë e Tiranës më 2007 dhe unë isha në krye të asaj fushate. Nuk e di ku ka qenë ky anonimi në këtë kohë, druaj se edhe nëse nuk ka qenë me PS-në, selinë e PD-së mund ta gjente me të treguar. Por ajo që di dhe më dhemb, është se shumë njerëz brenda PD, nga këta që sot po tentojne te hyjnë nga vrimat e çatisë, votuan kundër Sokolit, me shpresë se do ta nxirrnin nga politika.

Por ai vazhdoi të ishte në politikë si Ministër përsëri i suksesshëm. Ai shkoi në vitin 2009 në zonën me të vështirë elektorale, në Qarkun e Fierit, në bastionin më të sigurt të socialistëve dhe e rriti PD-në me së paku dy deputetë. Ishte njeri dhe nuk i fshihte as vetes as miqve dhe dilemat qe betejat politike natyrshem bartin per secilin nga ne.
Nuk di kush ja ka thënë këtij njeriut të honorareve, se ai duhet të shkonte kandidat në Durrës apo broçkulla të tilla, por di që ai arriti të ngjallte shpresë për PD-në dhe në bastionin më të egër të socialistëve.
Ende sot banorët e Fierit dhe fshatrave përreth, i janë atij mirënjohës për infrastrukturën rrugore dhe krenarinë që i dha PD-së.
Sa i përket vitit 2013, Sokol Olldashi humbi më pak nga të gjithë. E dhimbshme më 2013 ishte që ne humbëm bastionet tona historike, Kavajën, Shkodrën apo Elbasanin.
Une kam qene ne Tirane,por fushaten ne gjithe Shqiperine e kam ndjekur se kisha per detyre te merresha me te.
Fieri nuk ka qenë kurrë bastion ynë. Ai u bë fitues aq sa e bëri Sokol Olldashi. Cdo humbje dhemb edhe pse per hir te saj, Sali Berisha mori vendimin si lider per tu larguar nga kreu i PD-se.

Unë jam e hapur dhe mirëpres kritika dhe për ata që më thonë ke idhull Olldashin dhe për ata që me thonë ke idhull Berishën. Largimi i kobshem nga jeta i tij eshte mjaftueshem dhimbje per te gjithe demokratet.
Kur them që Berisha ka lënë boshllëqe në Partinë Demokratike, them një të vërtetë që nuk druhem ta përsëris, por nga ana tjetër duhet ta pranojmë se Shqipëria e vitit 2016 dhe më tutje, ka nevojë për një identitet të ri politik në krye të PD, dhe kur them të ri, kam parasysh një mendim të ri, ide dhe sjellje të reja e moderne politike.

Kush nuk eshte dakord me mua, nuk ka pse perbalt ke nuk jeton, as te shese per teza politike sulme te porositura.

Nga Majlinda Bregu

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix5 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar6 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix6 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix6 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix7 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske7 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix8 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook