Lidhu me ne

Radar

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaBerlusconi shpiku oligarkinë moderne, Musk po e zgjeron atëDonald Trump dhe Elon Musk /

Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit janë si një armë e mbushur mbi tryezë e drejtuar ndaj nesh, dhe ne mundet vetëm të shpresojnë që asnjë aktor i keq të mos e marrë në duar dhe qëllojë. Ky është skenari që po zbatojnë tani Twitter dhe Elon Musk…

Në vitin 2021, unë shkrova një artikull me titull “Silvio Berlusconi dhe rënia e qytetërimit perëndimor”. Në të argumentoja se kur 50 ose 100 vjet më vonë, historianët do të analizojnë sesi dhe pse u shemb qytetërimi perëndimor, ata do të tregojnë Silvio Berlusconin si fajtorin kryesor.

Ish-kryeministri italian ishte shpikësi i formës moderne të oligarkisë, në të cilën një individ i pasur i përdor paratë e tij për të marrë poste të larta politike përmes blerjes së medias, dhe më pas e përdor postin e tij politik për të mbrojtur interesat e tij të biznesit.

Fakti që Berlusconi e përdori këtë strategji me aq sukses në vitet 1990, ishte edhe arsyeja kryesore pse Italia nuk ishte asnjëherë në gjendje të angazhohej në reformimin e institucioneve të saj pas rënies së rendit të saj të vjetër politik pas Luftës së Ftohtë. Më pas ky model u kopjua nga oligarkët në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nga Igor Kolomoisky dhe Rinat Akhmetov në Ukrainë, tek Andrej Babiš në Republikën Çeke (i cili mund të rikthehet në pushtet vitin e ardhshëm).

Që të gjithë ata përdorën të ardhurat e biznesit të tyre për të blerë kompani mediatike me emër por në krizë, dhe i ndihmuan të mbronin bizneset e tyre. Këta oligarkë, e kanë kërcënuar demokracinë në themelet e saj, duke ushtruar ndikim të padrejtë politik dhe duke e nxitur korrupsionin.

Dhe tani ne kemi oligarkun tonë në SHBA që po ecën në rrugën e Berlusconit: Elon Musk. Blerja e Twitter nga Musk për 44 miliardë dollarë, u tall në atë kohë si një vendim shumë i keq. Dhe me humbjen e ndjeshme të vlerës në treg pak kohë më vonë, u duk sikur ishte e vërtetë.

Por ashtu si në rastin e Berlusconit dhe ish-oligarkëve komunistë, Musk nuk po e blinte platformën për arsye ekonomike. Dhe as nuk ishte i interesuar të mbronte fjalën e lirë, siç deklaroi në publik. Përkundrazi, donte të blinte ndikim politik, gjë që e arriti shumë mirë.

X u kthye nga një platformë paksa e prirur në të majtën e qendrës, në një megafon të lëvizjes MAGA brenda Partisë Republikane, të cilin Musk e përdor shumë herë në ditë për të transmetuar mendimet e tij politike. Ndërkohë 250 milionë dollarët që dhuroi për fushatën e Trump, e ndihmuan shumë këtë të fundit të rizgjidhej për një tjetër mandat.

Dhe tani Trump i ka dhënë atij role politike si bashkë-drejtues i DOGE dhe këshilltar. S’ka nevojë të dokumentohen konfliktet e mëdha të interesit, nga të cilat Musk do të mund të përfitojë në rolin e tij aktual, duke pasur parasysh rëndësinë që ka qeveria federale për kompanitë e tij kryesore Tesla dhe SpaceX.

Partneriteti Trump-Musk nuk u krijua me aq lehtësi. Dy ego të mëdha si të tyret do ta kishin vështirësi të ndanin qendrën e vëmendjes, dhe ka prova se Trump është tashmë i lodhur me praninë e vazhdueshme të Musk në Mar-a-Lago. Nëse Musk do të ndiqte vërtetë rrugën e Berlusconit, ai do të synonte të hynte zyrtarisht në politikën amerikane.

Dhe në fakt, ai do të ishte një pasardhës shumë më i besueshëm i Trump se sa secili nga fëmijët e këtij të fundit. Por mos u shqetësoni për këtë skenar: Presidenti i zgjedhur, ka deklaruar se Musk nuk mund të kandidojë për postin e tij pasi ai nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë mund të synojë shumë poste të tjera publike, dhe unë nuk do ta mendoja jashtë politikës amerikane, edhe nëse ai dëbohet nga orbita e Trump. Këtu shoh disa pasoja afatgjata. Mediat sociale, po i zhvendosin me shpejtësi mediat e trashëguara si mënyra kryesore përmes të cilave informohen amerikanët.  

Askush nuk duhet të pretendojë se ato janë hapësira qytetare neutrale. Përkundrazi, janë aktorë politikë që mund të ndikojnë mbi rezultatin e zgjedhjeve. Problemi i vërtetë, është se ato janë shumë të mëdha dhe të fuqishme. Kështu ishin edhe 3 rrjetet e mëdha televizive në kulmin e tyre, por ndikimi i tyre politik u kontrollua nga normat klasike mbi neutralitetin mediatik.

Sot nuk ekzistojnë kufizime të tilla për platformat e mëdha në hapësirën online. Ky pushtet duhet të zvogëlohet, dhe mënyra e vetme që unë shoh është përmes përhapjes së programeve të mesme, që në thelb do t’ia hiqnin fuqinë editoriale. Ideja e programit të mesëm ishte subjekt i një grupi studimi që unë drejtova në Stanford në vitin 2020, dhe është përpunuar së fundmi në një raport të ri i shkëlqyer nga Fondacioni për Inovacionin Amerikan.

Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit janë si një armë e mbushur mbi tryezë e drejtuar ndaj nesh, dhe ne mundet vetëm të shpresojnë që asnjë aktor i keq të mos e marrë në duar dhe qëllojë. Ky është skenari që po zbatojnë tani Twitter dhe Elon Musk.

Prandaj reduktimi i shkallës dhe i fuqisë së kësaj platforme, duhet të jenë në krye të axhendës. Por reforma është e bllokuar, sepse tani platforma ka në duar një armë shumë të madhe.

Shënim: Francis Fukuyama, anëtar i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Stenfordit, SHBA.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport8 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix8 orë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar8 orë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar9 orë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore9 orë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore1 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar1 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook