Lidhu me ne

Kioske

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi

indrit vokshi – Abc News

Partitë e reja

Lulëzuan sepse degradoi PD-ja.

Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli, Meksi, Rakipi etj. ata që kanë media, nuk po tregohen edhe aq censurues, ata po i nxjerrin çdo javë në ekran. Se ku i njohëm ne këto parti?

I njohëm në ekranet e këtyre, pa ekranet e këtyre, sdo kishim ku t’i njihnim.

Degradimi i PD, hyrja e saj në kurs anakronik, dekadent e tribal, delegjitimimi i tmerrshëm i lidershipit demokrat në sytë e opozitarëve shqiptarë, krijoi hapsirën e nevojshme dhe boshllikun e nevojshëm për të zënë pak vend parti të reja.

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitare do ta kishte përmbushur PD, siç e përmbushi në 2005 apo edhe në 2009 kur PD mori votë rinore më shumë se PS, parti të reja pa anëtarë ose me pak anëtarë, nuk do të kishin vend në tregun e shpresës, në tregun e emocioneve apo në tregun e interesave, sepse atë treg do ta kënaqte një kompani e madhe, stabile dhe e besueshme, si PD.

Media në ketë pikë është treguar racionale. Media i është përgjigjur së pari nevojës së saj për të shitur fytyra të reja, mendime të reja, qasje të reja, se nëse nuk i përgjjgjet kësaj nevoje, rrëzohet vetë.

Kjo është krejt normale e racionale. Këta harrojnë se në kapitalizëm media është edhe biznes privat.

Media do të mbijetojë vetë si biznes që shet fytyra e mendime, siç duhet të mbijetojë secili që punon për veten e familjen e vet.

Ata që e shohin median si levë të revolucionit, sikur ka detyrimin që t’i shërbejë ndonjë revolucioni imagjinar e ta sakrifikojë veten për të, sillen njëlloj si komunistët apo fashistë gjobvënës që shtetëzonin ndërmarrje ngaqë iu duheshin për nevoja partiake, ia kapnin tjetrit pronën dhe e detyronin të punojë për ta.

Pronarët e medias bëjnë pakt me politikanë të vjetër apo me debutantë të rinj me qëllim për të ruajtur influencën e grupit që përfaqësojnë, pasi sjanë fillikat vetëm. Jo këtu por në të gjithë botën.

A duhet të jetë kështu? Ka dy modele, nëse ruajmë modelin e medias private, do të jetë kështu, pasi interesat private mbrojnë veten.

Nëse zgjedhin modelin ku media kontrollohet nga shteti e partia në pushtet, atëherë i kemi dhënë pushtetit monopolin e informacionit.

Ketë model e kemi pasur e me ketë model shumë pak prej nesh do të kishim mundësi për t’i transmetuar mendimet tona për mijëra njerëz.Duke qenë kështu, s’na mbetet veç të themi se kryetarët e partive të reja, deri sot po tregohen aguridhë të papjekur dhe arrogantë foshnjorë, duke akuzuar për censurë me një ego po foshnjore, pasi media ska në fokus vetëm interesat, karrierën dhe imazhin e këtyre, jetojnë edhe njerëz të tjerë në ketë republikë, vibrojnë edhe interesa të tjera në ketë vend.

Media i ka transmetuar këta në proporcion të drejtë me peshën e tyre.Nëse media ua heq prizën, këta shkrihen. Por nuk ua ka hequr prizën. Ky është fakt.

MË TEPËR

Mix25 minuta më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix41 minuta më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske58 minuta më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar2 orë më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar2 orë më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Kioske3 orë më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore3 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Mix3 orë më herët

5 shenja të çuditshme të mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit mund të jetë një problem që kalon pa u vënë re, pasi simptomat mund të shfaqen gradualisht...

Radar4 orë më herët

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas, futet në intubim

Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore...

Facebook