Lidhu me ne

Mix

Brooke Shields: Doktori më bëri operacion në pjesët intime pa aprovimin tim

Brooke Shields: Doktori më bëri operacion në pjesët intime

Brooke Shields ka shkruar një libër autobiografik, i cili del të martën e 14 janarit në shitje. Mes shumë rrëfimeve personale në “Brooke Shields Is Not Lejed to Get Old: Thoughts on Aging as a ëoman” dallon ai për ndërhyrjen vaginale pa dëshirën e saj. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të ashtuquajtur “përtëritje vaginale”.

Brooke Shields: Doktori më bëri operacion në pjesët intime

Shields, tani 59 vjeçe tregon sesi kur ishte në të 40-at gjinekologu i saj e pyeti nëse gjatësia e buzëve vaginale i kishte shkaktuar ndonjëherë shqetësim.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk më vjen turp të ndaj këtë informacion shumë intim. Por, nëse duam të ndryshojmë mënyrën se si i qasemi dhe flasim për shëndetin e grave, atëherë duhet të nxjerrim në pah çështjet e pakëndshme, por shumë reale. Turpi nuk është më një opsion”, shkruan Shields.

Shields tregon sesi vendosi të kryejë një procedurë të rekomanduar nga gjinekologu i saj, për të cilën kishin folur bashkë dhe pastaj në vizitën e radhës ai i tregoi se i kishte bërë edhe një bonus. Diçka që lidhej me një ngushtim, ose shtrëngim vaginal.

“M`u duk si pushtim, si dhunim”, tregon ajo.

Shields kujtoi se doktori ‘me krenari më shpjegoi në mënyrë legjitime se ai, ju e dini, hodhi dy herë’. Aktorja na tha se ishte ‘e shtangur’ nga zbulimi i tij.

Shields as nuk donte dhe as nuk kishte nevojë për procedurën e pakthyeshme dhe nuk donte të fliste për të se ndjente turp dhe zemërim.

Madje ajo tregon se ia fshehu edhe burrit të saj, producentit Chris Henchy për shumë vite këtë histori.

Rrëfimi i plotë dhe shumë histori të tjera i lexoni në librin e saj.

MË TEPËR

Sport21 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix21 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix21 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix21 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix21 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix21 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix22 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix22 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix22 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix22 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook