Lidhu me ne

Mix

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme.

Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira se të tjerat,  kjo nuk do të thotë që duhet të ketë kufizime në larmishmërinë e ushqimeve që mund të konsumojmë.

Ka ushqime që etiketohen si tepër të këqija, por kjo nuk nënkupton se ato duhen shmangur tërësisht. Nëse konsumohen në sasi të vogla, këto ushqime ‘të këqija’ janë të padëmshme.

Megjithatë kur vjen puna tek vlerat, ushqyesit dhe aftësitë për të ndihmuar në menaxhimin e diabetit, gjithmonë duhen zgjedhur ushqimet më të mira.

Trupi ka nevojë për karbohidrate. Megjithatë zgjidhni me kujdes.

Drithërat

Zgjedhjet më të mira

  • Drithërat e plotë si orizi kaf dhe tërshëra
  • Patatja e ëmbël e pjekur
  • Ushqime të bëra me drithëra të plota dhe me pak ose më mirë aspak sheqer të shtuar

Zgjedhjet më të këqija

  • Drithërat e përpunuara si orizi i bardhë apo mielli i bardhë
  • Drithërat jo të plotë dhe me shumë sheqer
  • Buka e bardhë
  • Patatet e skuqura

Perimet

Zgjedhjet më të mira

  • Perimet e freskëta, të gatuara në avull, të pjekura ose në zgarë
  • Perimet e ngrira të gatuara me pak avull
  • Barishtet si spinaqi dhe rukola.
  • Perimet e konservuara por me pak ose me aspak kripë

Zgjidhni një menu shumëngjyrëshe me barishte të gjelbra, perime të kuqe, portokalli (karrota ose speca), të bardha (qepë) ose vjollcë (patëllxhanët). Duhet të konsumoni 2 filxhanë e gjysëm me perime në ditë.

Zgjedhjet më të këqija

  • Perimet e konservuara me kripë
  • Perimet e gatuara me shumë gjalpë, djathë ose salcë
  • Turshitë, vetëm në rastet kur duhet të kufizoni kripën, në të kundërt mund t’i konsumoni
  • Lakra turshi, për të njëjtat arsye si më sipër. Nëse vuani edhe nga tensioni i lartë i gjakut duhet t’i shmangni

Frutat

Plotësojnë nevojat për karbohidrate, vitamina, minerale dhe fibër. Shumica përmbajnë pak yndyrë por kanë më shumë karbohidrate se perimet.

Zgjedhjet më të mira

  • Frutat e freskëta
  • Frutat e ngrira ose të konservuara pa sheqer shtesë
  • Reçeli ose konserva frutash pa sheqer shtesë
  • Puretë e frutave pa sheqer shtesë

Zgjedhjet më të këqija

  • Frutat e konservuara me shurup dhe sheqer
  • Reçeli, konservat, kompostot e zakonshme (mund t’i konsumoni vetëm në sasi të vogla)
  • Pijet ose lëngjet me koncentrat frutash

Proteina

Zgjedhjet në këtë rast janë të shumta dhe përfshijnë mishin e viçit, pulës, peshkut, derrit, gjelit të detit, frutat e detit, fasulet, djathin, vezët dhe arrorët.

Zgjedhjet më të mira

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë:

  • Proteinat me bazë bimore si fasulet, arrorët dhe farat
  • Peshkun dhe frutat e detit
  • Pulën dhe shpendë të tjerë (Nëse është e mundur zgjidhni pjesën e gjoksit.)
  • Vezët dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë

Nëse hani mish mundohuni të zgjidhni pjesët pa dhjamë. Nëse hani mish shpendësh hiqni pjesën e lëkurës.

Përfshini proteinat bimore nga fasulet, arrorët edhe nëse nuk jeni vegjetarianë ose veganë. Nëpërmjet tyre do të merrni ushqyes dhe fibër që nuk gjenden në produktet shtazore.

Zgjedhjet më të këqija

  • Mishi i skuqur
  • Mishi me dhjamë
  • Proshuta e derrit
  • Djathi
  • Lëkura e shpendëve të gatuar
  • Peshku i skuqur

Produket e bulmetit

Kujdes me yndyrnat dhe konsumoni sasi të vogla

Zgjedhjet më të mira

  • Qumësht i skremuar ose me 1% yndyrë
  • Kos me pak yndyrë
  • Gjizë me pak yndyrë
  • Kremërat e bulmetit me pak yndyrë

Zgjedhjet më të këqija

  • Qumështi i plotë
  • Kosi i zakonshëm
  • Gjiza e zakonshme
  • Kremërat dhe salcat
  • Akullorja e zakonshme

Yndyrnat, vajrat dhe ëmbëlsirat

Janë të pamundura tu rezistosh por të këqija për diabetin.

Zgjedhjet më të mira

  • Burimet natyrale të yndyrnave nga perimet si arrorët, farat dhe avokadot. (kanë shumë kalori ndaj kujdes me racionet)
  • Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 si salmoni ose toni i peshkut
  • Vajrat bimore

Zgjedhjet më të këqija

  • Yndyrnat e plota të cilat i bëjnë keq zemrës. Lexoni etiketat dhe nëse në të shkruhet  “pjesërisht i hidrogjenizuar” mos e konsumoni, pavarësisht pretendimit se ka zero gram yndyrna.
  • Sasi të mëdha të yndyrnave të ngopura nga produkett shtazore apo vaji i arrës së kokosit ose palmës.

Këshilla e AgroWeb.org ështe se, nëse vuani nga diabeti është gjithnjë e nevojshme të konsultohuni me mjekun për kufizimet në ushqim./AgroWeb.org

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook