Lidhu me ne

Mix

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem alternativa më e mirë për t’u zgjedhur, nëse më duhet të përballem me beteja të brendshme,” tha Justin Trudeau në një konferencë shtypi në kryeqytetin Otava.

Trudeau është në krye të Partisë Liberale për rreth njëmbëdhjetë vjet dhe është kryeministër i Kanadasë që nga fundi i vitit 2015. Për shkak të premtimeve elektorale ai konsiderohej nga shumë vetë si fanar shprese.

Kritika në rritje ndaj kryeministrit

Megjithatë kohët e fundit kritikat ndaj Justin Trudeau ishin rritur ndjeshëm. Ndër të tjera shumë vetë e akuzojnë atë se nuk i ka përmbushur premtimet e shumta elektorale, se çmimet janë rritur shumë dhe se në vend ka shumë pak banesa dhe sipërfaqe banimi. Kohët e fundit presioni ndaj kryeministrit është bërë gjithnjë e më intensiv: vlerat e tij në anketa kanë rënë dhe thirrjet për dorëheqjen e tij janë bërë më të forta – madje edhe brenda radhëve të partisë së tij.

Partia e Re Demokratike, me të cilën Liberalët bashkëpunonin, nuk kishte më besim tek ai dhe kishte kërcënuar me mocion mosbesimi. Së fundmi dha dorëheqjen edhe zëvendësja e kryeministrit Trudeau dhe ministrja e financave Chrystia Freeland. Freeland, për të cilën thuhet se ka pretendime për të udhëhequr liberalët, u largua nga qeveria duke e kritikuar kryetarin Trudeau. “Gjatë javëve të fundit, ne nuk kemi rënë dakord për rrugën më të mirë që duhet të ndjekë Kanadaja,” shkruante ajo në letrën e dorëheqjes. Pas dorëheqjes së saj në dhjetor Trudeau zëvendësoi tetë ministra në ekipin e tij qeveritar prej 35 anëtarësh.anderen Ressorts.

Partia Konservatore kryeson në sondazhe

Zgjedhjet e ardhshme në Kanada duhet të zhvillohen në vjeshtë, por një votë mosbesimi ndaj kryeministrit mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Në sondazhe kryeson tani Partia Konservatore e udhëhequr nga Pierre Poilievre, e cila mund të fitojë rreth 40 për qind të votave, ndërsa liberalët e Trudeau mund të fitojnë vetëm rreth 20 për qind. Poilievre, i cili shpesh vepron në mënyrë populiste, ka njoftuar ndër të tjera se nëse fiton zgjedhjet dëshiron të ndërtojë më shumë shtëpi.

DW

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook