Radar
Tensione, akuza e përplasje të forta në mosbindjen civile të opozitës, çfarë ndodhi në 2 orë e gjysmë protestë
Ndryshe nga tre protestat e mëparshme të mosbindjes civile, kjo e fundit kishte tensione të forta e përplasje mes deputetëve të PD-së e protesuesve me policinë.
Përplasjet ndodhën më së shumti në zonën e Pallatit me Shigjeta dhe Sheshi Wilson ndërsa përpasje pati edhe te Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi.
Protesta nisi rreth orës 17:00 me deputetët e PD-së e PL-së që ishin shpërndarë sipas një programi të paracaktuar në pesë pikat kryesore të kryeqytetit.
Që në fillim të protestës, policia me megafon u kërkoi qytetarëve dhe drejtuesve të PD-së që të shpërndaheshin pasi bllokimi i rrugës përbënte vepër penale.
Megjithatë kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi, nënkryetari i Kuvendit Gjekmarkaj, Klevis Balliu e të tjerë përfaqësues të opozitës thanë se protesta ishte një e drejtë kushtetuese dhe se policia duhet të mos provokonte qytetarët.
Pak pas nisjes së protestës, me të u bashkua edhe kreu i PD-së Berisha. Ai tha se ashtu si në Serbi, edhe në Shqipëri narkodiktaturës po i dridheshin themelet. Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqej të përvetësonte Portin e Durrësit teksa tha se nuk do e lejonte këtë gjë.
“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot, një nga ditët ë të veçanta të dhjetorit por sot është pësëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Kjy dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë diktator në të ardhmen nuk ka. Përshëndes ata qytetarë, demokratë e demokratë që jane mbedhur sot nga katër anët e vendit. Përshëndes qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e qyterarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Nuk ndalemi pa arritur objektivat, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Mosbindja civile është kodi i përmbysjes së diktatorëve. Protesta jonë ka pasur rezultate shumë të mira. Shihni si po bien të gjithë njëri pas tjetrit. .Rama është kreu i asaj afere të tmerrshme, më e madhja në historinë e Shqupërisë dhe ndër më të mëdhatë në historinë e Evropës dhe botës. Porti i Durrësit është pasuria e shqiptarëve dhe po përvetësohet nga Edi Rama duke përdorur si mbulesë Alabarin. Ne nuk e falim kurrë Portin e Durrësit. Edi Rama është i humbur.” – tha Berisha.
Ndërsa ky i fundit nisi lëvizjen nëpër zonat e ndryshme të protestës, te Pallati me Shigjeta nisën përplasjet mes protestuesve e policisë me këtë të fundit që u bëri thirrje qytearëve të lironin rrugën.
Gjatë përplasjeve nënkryetari i Kuvendit nuk u ndje mirë dhe humbi ndjenjat por me ndihmën e disa qytetarëve u largua nga vendi dhe më pas u përcoll në spitalin e Traumës.
Klevis Balliu akuzoi policinë se kishte dhunuar në mënyrë barbare nënkryetarin e Kuvendit. Atë që ndodhi e dënoi edhe kreu i PD-së Berisha e Sekretari i Përgjithshëm Noka të cilët thanë se kryeminisri Rama, miistri i Brendshëm Hoxha e efektivët e policisë do mbanin përgjegjësi personale.
“Nënkryetari i Kuvendit me urdhër është sulmuar barbarisht. Nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend që policia të sulmojë në këtë mënyrë barbare nënkryetarin e Kuvendit. Imagjinoni pak sikur këta të kishin aq këllqe të hynin në Dobraç e për të shkuar te Bandat e Durrësit. E dhunuan nënkryetarin e Kuvendit, e rrëzuan në tokë, e shkelën me këmbë dhjetëra poicisë. Këta do mbajnë përgjegjësi para ligjit.” – tha Balliu.
Te Sheshi Wilson deputetët Bardhi, Zhupa, Metaliaj e Xhixho u përplasën me policinë ndërsa te Rruga e Elbasanit, tensione pati mes Sekretarit Noka e deputetëve Alizoti e Mziu me policinë. Ky i fundit denoncoi një efektiv se e kishte goditur me mburojë duke i dëmtuar dorën.
Pas rreth dy orësh e gjysmë protesta përfundoi me kreun e PD-së Berisha që paralajmëroi për protesta të tjera e forma më të ashpra të mosbindjes civile në vitin 2025. Pas skësaj ai u drejtua te spitali i Traumës për të vizituar nënkryetarin e Kuvendit Gjekmarkaj.
Pas daljes nga spitali, Berisha akuzoi kryeministrin Rama, ministrin Hoxha e policinë për dhunën ndërsa tha se qeveria e Edi Ramës është në grahmat e saj të fundit.
“Z. Gjekmarkaj ka qenë target i urdhëruar nga Edi Rama. Shoqëruesi i tij, punonjës garde, iu ka treguar policëve dokumentin e gardës, që ka detyrë të mbrojë personalitetin, pra shoqëruesi u ka treguar dokumentin, kurse narkobanditët me uniformë e kanë marrë zvarrë edhe shoqëruesin. Akt i paprecedent në 30 vite ndaj një nënkryetari parlamenti. Por Edi Rama, i cili është në grahmat e regjimit të tij, nuk kontrollon dot urrejtjen dhe frikën. Se në këtë mënyrë vepron vetëm një frikacak, një burracak, një njeri pa asnjë cilësi, ta quajmë në këtë mënyrë pasi ka çdo cilësi të keqe.”