Letersi
15 shprehje nga libri “Portreti i Dorian Greit”
Shprehjet e mëposhtme janë shkëputur nga “Portreti i Dorian Greit”, një ndër librat më të njohur të autorit Oscar Wilde. Në qendër është shkatërrimi i jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në Anglinë e fundshekullit XIX.
Fjalët e mençura dhe moskokëçarëse të Lordit Henri e çojnë të riun Dorian Grei në një botë ku është më mirë të jesh i bukur se sa të jesh i mirë: një botë në të cilën çdo gjë mund të falet, madje edhe vrasja, nëse në një darkë ajo i bën njerëzit të qeshin.
15 shprehjet e librit “Portreti i Dorian Greit”:
-Sot njerëzit dinë çmimin e gjithçkaje, por vlerën e asgjëje.
-Arsyeja që nuk dua të ekspozoj pikturën është se kam frikë se kam hedhur në të shpirtin tim.
-Ti e di që ne artistët e gjorë duhet të dukemi herë pas here në shoqëri, sa për t’u kujtuar njerëzve që nuk jemi të egër.
-Vetëdija dhe frika janë pothuajse e njëjta gjë Basil. Vetëdija është si të thuash, vetëm emërtimi tregëtar i mallit frikë.
-Unë i zgjedh shokët për paraqitjen, të njohurit për karakterin dhe armiqtë për inteligjencën.
-Besnikët njohin vetëm anën e rëndomtë të dashurisë, janë të pabesët ata që njohin edhe tragjizmin e saj.
-Në mendjen e njerëzve ndodhin edhe mëkatet më të mëdha të njerëzimit.
-Asgjë nuk mund ta shërojë shpirtin përveç trupit, sikurse asgjë nuk mund ta shërojë trupin përveçse shpirtit.
-Ju jeni një krijesë e mrekullueshme. Ju dini më tepër se ç’mendoni, pikërisht sepse mendoni se dini më pak.
-Njerëzimi e merr veten shumë seriozisht. Është mëkati fillestar i botës. Sikur njeriu i shpellave të kish ditur të qeshte, historia do të ishte mjaft ndryshe.
-Djalosh i dashur, asnjë grua nuk është një gjeni. Gratë janë seks zbukurues. Asnjëherë nuk kanë gjë për të thënë, por e thonë bukur. Gratë përfaqësojnë triumfin e trupit mbi mendjen, sepse burrat përfaqësojnë triumfin e mendjes mbi moralin.
-Kur njeriu bie në dashuri gënjen veten, dhe kur pushon së dashuruari gënjen të tjerët.
-Të jesh i dashuruar do të thotë të tejkalosh veten.
-Dhimbjet e vogla dhe dashuritë e vogla jetojnë, ndërsa dashuritë dhe vuajtjet e mëdha shkatërrohen prej barrës së tyre.
-Dhe civilizimi nuk është gjë e lehtë për t’u arritur. Ka dy mënyra për ta fituar. Nëpërmjet kulturës ose degjenerimit.
/ProPublica/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu