Radar
VIDEO/ Gjendet Parashqevi Simaku: Do qëndrojë 3 javë në hotel, pastaj do vendosë bashkë me familjarët
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ai zbuloi detaje nga momenti i takimit, çfarë bisedoi dhe cfarë do të ndodhë me këngëtaren e njohur shqiptare.
Ilirjani zbuloi se Simaku do të qëndrojë në dhomën e hotelit për tre javë dhe më pas do vendoset se çfarë do të bëhet me këngëtaren.
Pjesë nga intervista:
Si ishte takimi? Ku e gjete Parashqevi Simakun dhe në çfarë gjendje ishte ajo?
Ilirjani: Diva jonë ishte një mrekulli, e bukur si gjithmonë. Elvira është zonja nga Shqipëria që e gjeti. Ishte një moment magjik, jam i emocionuar, kisha vite që e kërkoja. E dija gjendjen e saj. Ajo kishte nevojë për dashuri, dashuri që unë dhe Elvira ia dhamë. Më pas shkuam në një hotel, ku ajo do të kalojë 3 javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë.
A ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?
Ilirjani: Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.
Çfarë tha Simaku kur të pa? Ishte e vetëdijshme për zhurmën që ka krijuar që merr ndihmë sociale?
Ilirjani: Ajo nuk ja kishte idenë fare! Ç’të dijë pasi nuk ka qasje. E vetmja gjë që vura re është që kishte dashuri në sytë saj. I pëlqente moda. Na puthi të dy, mua dhe Elvirën.
Ai zbulove që ka kërkesë për tu rikthyer në Shqipëri?
Ilirjani: Nuk fola kaq gjatë. Ne duam të bëjmë një darkë të bukur së bashku. Ajo kërkoi një darkë, të flasim për muzikën, jazz. Ajo po këndonte muzikë jazz.
Vazhdon këndon?
Ilirjani: Po po. Ajo është idhulli im. Sot ka qenë një emocion shumë i madh për mua të takoj të vetmen divë të shqiptarisë.