Kryesore
Kur fillon portokallia?
Spektakli tradicional i të dielave në Top Channel, “Portokalli” do të rikthehet përsëri pas pauzës disa mujore të mbylljes së sezonit të tij, duke ia lënë sërish humorit mbrëmjen e fundit të javës.
Burime të IMAlbania.com, pranë TCH bëjnë me dije se data e mundshme për startimin e “Portokalli” është pikërisht mbrëmja e 2 Tetorit.
Këtë sezon ky show do të sjelli ndryshime në strukturën e tij pasi tashmë do të jenë vetëm dy moderatorë Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu, ndërkohë që Eneda Tarifa vazhdon të jetë pjesë e Top Channel por që ende nuk dihet se në cilin emision ajo do të bëjë pjesë.
Skenografia do të mbetet e njejta vetëm me pak përmirësime.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu