Lidhu me ne

Radar

E ardhmja e Izraelit? Një zgjidhje me 3 shtete

Shkruar nga Marco Lupis

E ardhmja e Izraelit? Një zgjidhje me 3 shtete

Zgjidhja e konfliktit, mund të ndodhë vetëm përmes krijimit të 2 shteteve, ai izraelit dhe ai palestinez, por edhe me 3 shtete, me autonomitë e Gazës dhe Bregut Perëndimor. Sergio Della Pergola, demograf dhe profesor në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, nuk ka dyshime apo tabu në lidhje me trajtimin e kësaj çështjeje delikate.

I lindur në Trieste në një familje hebreje, Sergio, djali i gazetarit të njohur Massimo Della Pergola, emigroi në Izrael në vitin 1966, ku tani jep mësim mbi demografinë dhe studimet e popullsisë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Ai cilësohet si eksperti kryesor i popullsisë hebreje në botë, si izraelit ashtu edhe të diasporës.

Ai ka qenë këshilltar i qeverisë së Izraelit, bashkisë së Jeruzalemit dhe Institutit Qendror të Statistikave. I martuar me vajzën e rabinit të ndjerë të Romës, Elio Toaff, Della Pergola po e ndjek me shumë vëmendje atë që po ndodh në Siri.

-Qeveria izraelite nuk po nxiton të aneksojë territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor, pasi kjo do të shkaktonte një çekuilibrim të fortë demografik, me rrezikun që “Izraeli i Madh” të bëhet një vend me shumicë arabe. A është i saktë ky interpretim?

Nga pikëpamja demografike kjo gjë po ndodh tashmë, pa qenë nevoja për të përfshirë zyrtarisht Bregun Perëndimor në kufijtë zyrtarë të Izraelit. Aneksimi është më shumë një fiksim i një pjese të madhe të partisë në pushtet, Likud, dhe i të ashtuquajturës parti zioniste  Smotrich-Ben-Gvir. Ata nuk bëjnë kurrfarë llogarie demografike. Për ta problemi i marrëdhënieve hebreo-palestineze mund të ekzistojë, por është dytësor në raport me objektivat e tyre…

-Sepse në realitet politika e tyre është dëbimi i palestinezëve dhe ndërtimi i kolonive të reja…

 Në fakt, disa e mbështesin hapur këtë gjë, sidomos Ben-Gvir. Të tjerët e nënkuptojnë, por gjithsesi është një plan i çmendur, vetë-shkatërrues për Izraelin. Ai nuk mbështet edhe nga disa brenda Likud-it. Por 1/3 ose 1/4 e elektoratit e mbështet, dhe ky fakt s’mund të mohohet.

-Çfarë niveli ka ky segment fanatikësh?

Mbështetësit e Smotrich janë njerëz të arsimuar, përfshirë edhe atë pjesë të ultra-ortodoksëve që e mbështesin këtë projekt. Janë breza të arsimuar në disa dekada, E dinë përmendësh Biblën. Edhe gjendja e tyre socio-ekonomike është në përgjithësi e mirë. Unë njoh shumë ekspertë të famshëm që e mbështesin këtë tezë.

Për më tepër, vetë Netanyahu është i diplomuar në Masachussets Institute of Technology në Boston, një nga universitetet më prestigjioze në botë. Pra kjo utopi, ky plan i çmendur synon të krijojë Izraelin e Madh me përfshirjen e Bregun Perëndimor dhe Gazës. Kjo do të thotë se i shtohen rreth 5 milionë palestinezë. Dhe në shtetin e ri, do të jenë rreth gjysma hebrenj dhe gjysma jo hebrenj.

-Pra njëfarë mbijetese për palestinezët?

Po, sepse sot norma e rritjes së palestinezëve nuk është më ajo që ishte dikur. Unë i kam, korrigjuar parashikimet e mia të rreth 20 viteve më parë, dhe besoj se po shkojmë drejt një stabiliteti. Pra do të kemi një ndarje thuajse përgjysmë.

-Por kjo edhe pse më shumë hebrenj po vijnë në Izrael nga jashtë, apo edhe nga ndryshimet në normën e lindjeve tek grupime të ndryshme?

Janë që të dyja. Së pari, ardhja e më shumë hebrenjve sesa pritej. Së dyti, ka rënë lindshmëria e arabëve, e cila është gati barazuar me atë të izraelitëve. Dikur kishte një hendek të madh në rritje, por sot dhe veçanërisht në të ardhmen hendeku do të mbyllet.

-Ndërkohë hebrenjtë ultra-ortodoksë vazhdojnë të shtohen me një ritëm shumë më të lartë se mesatarja…

Shumë e vërtetë. Falë tyre nuk ka rënë lindshmëria e pjesës hebreje. Por kjo do ketë pasoja  të mëdha për ekuilibrat e brendshëm. Para së gjithash, ultra-ortodoksët nuk i nënshtrohen  shërbimit ushtarak (edhe nëse për këtë, ka një debat të fortë të vazhdueshëm dhe një përpjekje për të ndryshuar gjërat).

Së dyti në bashkësitë ultra-ortodokse punohet shumë pak, as 50 për qind e fuqisë punëtore. Për rrjedhojë të ardhurat janë më të ulëta, dhe shteti duhet të ndërhyjë duke subvencionuar, për të luftuar varfërinë. Por pjesa ultra-ortodoksë, po rritet me një ritëm të tillë sa që pas disa dekadash pjesa jo ultra-ortodokse, nuk do të jetë më në gjendje të subvencionojë këtë të fundit.

-Pra ndryshe nga Evropa që ka problemin e plakjes së popullsisë, në Izrael është një çështje serioze ndryshimi i ekuilibrave midis 2 grupimeve…

Po. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, do të kemi një Izrael thuajse pa ushtri, dhe me një pakicë që nuk do jetë më në gjendje të mbajë shumicën. Por unë jam ndër ata që besoj se gradualisht do ketë do të jetë një ndryshim. Por ai do të jetë një ndryshim gradual, dhe i drejtuar me dinakëri dhe aftësi të madhe politike.

Unë thashë që në fillim të bisedës sonë, se zgjidhja do të jetë jo me 2 shtete, një izraelit dhe një palestinez, por me 3 shtete, me autonominë e Gazës në raport me Autoritetin Kombëtar Palestinez. Në fillim Gaza mund të jetë një “protektorat” i një vendi arab, një lloj “mandati”, por gjithsesi, me një të ardhme autonome për secilin nga këto 3 realitete.

/“Huffungton Post Italia”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix1 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix1 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix1 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar1 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix1 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar1 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook