Kryesore
Blushi: Rama nuk do ta lejojë referendumin për importin e mbetjeve
Kur debati për ligjin e importit të mbetjeve po orientohet drejt një referendumi popullor, opsion që ka marrë së fundmi mbështetjen e opozitës, deputeti Ben Blushi thotë se kryeministri Rama nuk do të lejojë referendumin për këtë çështje.
“Kryetari i Rilindjes bën referendum për t’u zgjedhur vetë, por nuk lejon referendum popullor për mbetjet. Referendum për mbetjet jam i sigurt se nuk do të lejohet. Tani që do të bëjë dhe ndryshimin e fundit në KQZ, ku do të shkojë një rilindas, sigurisht që nuk do ta lejojë sa kohë do të jetë në pushtet”- theksoi deputeti për emisionin “Dritare” në Vizion Plus.
Blushi shtoi se ky ligj është sponsorizuar nga interesa kriminale.
“Fakti është që ky ligj është totalisht kriminal. Ajo që mua më habit është se si ka mundësi që në këtë qeveri, nuk flet njëri për shëndetin. E dini ju se me statistikë Shqipëria është ndër vendet e para në Europë për sëmundjet kanceroze. Këtu flasim për plehrat dhe nuk flasim për shëndetin. Kë mbron qeveria, industrinë, që sigurisht duhet ta mbrojë, por në radhë të parë duhet të mbrojë interesin publik”- deklaroi Blushi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu