Lidhu me ne

Mix

A funksionon vërtet dieta e kafesë?

U bë virale në TikTok/ A funksionon vërtet dieta e kafesë?

TikTok njihet për trendet e humbjes së peshës, nga dieta mishngrënëse deri te “ozempic.” Por dieta më e fundit që po bën bujë në rrjetet sociale lidhet me një filxhan kafeje: dieta e humbjes së peshës përmes kafesë. Në përgjithësi, dieta përfshin shtimin e përbërësve specifikë—si kanella, lëngu i limonit dhe piper i kuq—në kafen tuaj dhe konsumimin e saj brenda shtatë sekondave pas ndjesisë së urisë. Përdoruesit e TikTok-ut thonë se rrit metabolizmin dhe djeg yndyrnat në bark.

Përfitimet shëndetësore të kafesë janë të njohura, por kjo dietë nuk mbështetet nga studime shkencore. Gjithashtu, rreziqet shëndetësore afatgjata janë padyshim diçka për t’u marrë parasysh (shtimi i gazrave dhe problemet me fryrjet).

Çfarë është dieta e kafesë?

Ekzistojnë variacione të ndryshme të dietës së kafesë në internet. Por, në përgjithësi, kjo dietë përfshin shtimin e përbërësve shtesë në kafe për të humbur peshë dhe për të rritur metabolizmin. Pija duhet të konsumohet brenda 7 sekondave.

Ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e lavdërojnë këtë dietë, nuk ka asnjë studim ose dëshmi shkencore që mbështet idenë se këto përzierje kafeje funksionojnë, për të mos përmendur se duhet të konsumohen brenda shtatë sekondave.

Cilat janë përfitimet e mundshme?

Kafeja vetë ka treguar disa përfitime të mundshme shëndetësore, si ulja e rrezikut për obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

Cilat janë rreziqet e dietës së kafesë?

Dieta mund të rrisë rrezikun për gazra dhe fryrje. Kafeja vetë është një pije që shkakton shqetësime gastrike për shumë njerëz që e pijnë rregullisht.

Për më tepër, përbërësit që shtohen mund të përkeqësojnë më tej çështjet e sistemit tretës, veçanërisht për ata që kanë stomak të ndjeshëm. Piperi i kuq apo erëzat pikante përmbajnë kapsaicinë, një përbërës aktiv që stimulon receptorët e dhimbjes në trup, duke shkaktuar një ndjesi djegieje. Një studim tjetër ka treguar se ngrënia e ushqimeve që përmbajnë piper shkaktojnë dhimbje më të madhe në abdomen dhe ndjesi djegieje krahasuar me ushqimet standarde.

Kjo dietë nuk ka të garantuar zgjatjen në kohë të efekteve ndaj gjithnjë alternativa më e mirë mbeten tre vaktet kryesore që duhet të jenë të plota me proteina, fibra dhe fruta e perime.

Hidratimi gjithashtu është thelbësor për menaxhimin e peshës. Rritja e konsumimit të ujit mund të rrisë një proces të quajtur lipolizë, një proces ku trupi djeg yndyrnat për energji.

Mos nënvlerësoni as fuqinë e gjumit. Mungesa e shtatë deri në nëntë orëve të gjumit natën tek të rriturit ka provuar të shkaktojë rritje të oreksit, rregullim të hormoneve dhe ndryshime të peshës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport12 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix12 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix12 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix13 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix13 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix13 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix13 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix13 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix13 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix13 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook