Radar
Hetimi, si Suel Çela udhëzonte Artan Hoxhën në emisione: I tregonte kë të sulmonte
Para emisionit Çela i dërgon Hoxhës një foto të shkrepur në Hotel Univers, që i përkiste familjes Çapja dhe shfaqej kryeministri me një prej anëtarëve të këtij fisi
Detaje të reja janë zbuluar nga lidhja që kishte gazetari Artan Hoxha me kreun e një organizatë kriminale, Suel Çela.
E gjitha vjen pas operacionit të SPAK, i cili bëri me dije se Hoxha dhe Elton Qyno kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.
Një rast që ka gjetur dritën e medias vjen nga bisedat në SKY ECC në 2020, ku Çela udhëzon Hoxhën që në emisionin “Opinion” ku do të ishte i ftuar kryeministri, Edi Rama, të sulmonte rivalët, fisi Çapja.
Para emisionit Çela i dërgon Hoxhës një foto të shkrepur në Hotel Univers, që i përkiste familjes Çapja dhe shfaqej kryeministri me një prej anëtarëve të këtij fisi.
“Ju e dini shumë mirë i kujt është ai kompleks. Unë si qytetar nuk hy atje. Ai person na bëri një ndihmë na tregoi edhe foto të tjera ku ju jeni me nipin”.
Tashmë sipas dosjes së SPAK është zbuluar se vetë Suel Çela ia jep fotografinë edhe në Watsapp Hoxhës dhe e udhëzon që ta sulmojë ashpër kryeministrin.
“Nxirja maskën këtij k*vës që bën si Ismail Qemali”.
Çela komunikonte me Hoxhën gjatë transmetimit live, dhe e udhëzonte për ato që duhej të thoshte.
“…ja shkrujta qe ka ndejt per drrek ne resort univers e skan pagu…po se ka pa tel…kaloj tani…se ban mu te ndërhy jasht temes…e mbajti 50 min punen e fotos….prredh shkoi…”.
Në fund Çela përgëzon Hoxhën për qëndrimin e mbajtur në studio dhe i shkruan se të nesërmen do t’i dërgojë një person me emrin Skënder Sufaj për t’i dhënë shpërblimin.
“shkoi perfekt nuk e mendova qe do shkonte aq bukur je strateg…”.
…te jap dicka…se zdoja te vin njerzit e mi…naten e mir zotni ifalenderoj paca…falimnerit zotni dhe un te kam sh mik deren ton e ke hap 24 or…”.