Kryesore
Propozimi i Ramës për mbylljen e Tiktok-ut, Arlind Qori: I rrezikshëm në këtë pak demokraci që kemi
Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, e ka quajtur të rrezikshëm propozimin e kryeministrit Rama për mbylljen e rrjeteve sociale pas vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë.
Nëpërmjet një videoje, Qori shprehet se për fëmijët ky propzim është i arsyeshëm por jo për të rriturit që e përdorin për komnikimin mes tyre në këtë pak demokraci që kemi.
Ai shprehet se edukimi i fëmijëve është shumë dimensional, pasi ka faktorë më të rëndësishëm, si faktori familje, ku ai shprehet se prindërit për shkaqe të problemeve ekonomike nuk gjejnë kohën për fëmijën, ku ai e bën edhe qveverinë përgjegjëse për këtë gjë.
Në anën tjetër, Qori thotë se shkolla nuk shërben për asgjë, pasi vendet e punës i zënë patrinozhistët dhe fëmijët zhverësojnë rëndësinë e shkollës. Ai bën me faj sistemin arsimor që i lë hapësirë nnxënësve të merren me rrjetet sociale pasi janë me orar të shkurtuar.
Qori thotë se Rama po shfrytëzon momentin për të mbyllur komunikimin ku ai merr shembull protestën e pensionistëve, e cila thotë ai, nuk mund të organizohej pa komunikin e Tik-tok-ut.
“Edi Rama i bie shkurt. Shfrytëzon dhimbjen e çdo prindi, edhe timen, ndjenjën e pasigurisë së fëmijëve tanë, për të bërë hileqarin. Për të instrumentalizuar këtë frikë, në mënyrë që të mbyllë këtë platformë të komunikimit politik që na mundëson shumë prej nesh që na mundëson shumë prej nesh për të përcjellë mesazhin tonë në mijëra vetë. Protestat e pensionistëve nuk mund të organizoheshin pa përdorimin e Tik tok=ut.” – shprehet Qori.