Lidhu me ne

Radar

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës! Edhe 10 jetë po t’i ketë, ai s’gjen person më etik, mirënjohës dhe luajal se unë

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e

Lulzim Basha

Në një intervistë për podkastin “Të Pashoq”, kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh se nuk ka asnjë pishman për vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës, duke theksuar se e ka marrë “për një interes të madh publik dhe politik”.

Basha gjithashtu tha se vendimet që mori më 9 shtator erdhën pas një periudhe të gjatë bisedimesh me Sali Berishën për të ruajtur interesat e PD-së, por pa gjetur një zgjidhje.

Ai gjithashtu tha se është gjithmonë “etik, mirënjohës dhe luajal”, por nuk ka pranuar kurrë të vendosë interesat personale mbi interesin publik.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Si mund të bëhem pishman për një vendim të cilin e kam marrë me sakrificë të madhe për një interes të madh publik dhe politik. Sigurisht pishman duhet të bëhen ata të cilët kanë vendosur interesin e tyre personal, mbi interesin publik, mbi interesin e demokratëve dhe duke bërë këtë kanë vendosur edhe mbi interesin e Shqipërisë. Çka po shohim edhe pasojat sot gjithë ditën të një qeverisje të korruptuar deri në palcë, të kryeministrit më të papërgjegjëshëm që njeh Shqipëria që nga 1912-ta, që është produkt sigurisht i papërgjegjshmërisë 12 vjeçare dhe i lidhjeve me krimin të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Por është edhe nënprodukt i papërgjegjshmërisë dhe egoizmit të individëve të caktuar në opozitë.

Pyetje: Kishit menduar ndonjë gjë nga shumëçka ndodhi më pas që e prodhoi pikërisht vendimmarrja juaj? Në kuptimin gjithçka ndodhi pas kësaj, me grupimin që krijoi Sali Berisha me zhvillimet në Partinë Demokratike që e çuan këtë të fundit gropë? Pra, ndonjë pasojë e kishit menduar ju?

Lulzim Basha: Padiskutim që po. Ky vendim nuk ka ardhur nga sot nesër, siç është tashmë publikisht e njihur. Unë kam qenë në një proces bisedash të gjata me zotin Berisha, që ka zgjatur pothuajse tre muaj, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje e cila nuk do të dëmtonte Partinë Demokratike në një moment tejet delikat. Kam pasur momente që kam qenë i bindur që po i afroheshim një vendimmarrjeje që do të pranonte vendosjen e interesave personale nën interesat e mëdha politike të PD-së dhe të Shqipërisë. Por për fat të keq një moment i till nuk u arrit derisa unë u detyrova të marr vendime që mora në 9 shtator.

Pyetje: Ju thatë që vendosët në emër dhe për të mirën e Partisë Demokratike. Po nëse unë do ju pyesja në rang personal, moral, human, ku virtyti kryesor i qenies tonë dihet që është mirënjohja. A u tregua mosmirënjohës Lulzim Basha ndaj Sali Berishës, njeriut që bëri gjithçka për të po e them shkurt?

Lulzim Basha: Sali Berisha nuk ka gjetur dhe 10 jetë po të ketë person më etik, mirënjohës dhe luajal se Lulzim Basha në raportin profesional, politik dhe personal. Ajo që nuk kam pranuar dhe nuk pranoj kurrë për askënd, është të shkel mbi ato bindje pa të cilat nuk do të isha kurrë ky që jam. Dhe bindja e parë që gjykoj se më karakterizon në jetën politike, është që të mos vendos kurrë, asnjëherë interesin publik, interesin e shqiptarëve, posht interesit personal të kushdo qoftë.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook