Mix
Knight tregon se Diddy ka abuzuar me Justin Bieber dhe Usher: ‘Ai i dërgonte te burra të moshuar’
Suge Knight ka bërë pretendime shqetësuese në lidhje me ndërveprimet e P. Diddy-t me Justin Bieber-in gjatë karrierës së hershme të yllit të popit.
Knight pohoi se P. Diddy, i cili aktualisht është në pritje të gjyqit në vitin 2025 me akuza të rënda, pati një interes shqetësues për të qenë mentori i Bieber-it kur ai mbërriti për herë të parë ‘nën krahët e tij’.
Themeluesi i Death Row Records pretendoi se P. Diddy madje është ‘përkujdesur’ për yllin e popit duke thënë:
“Ishte gjëja më e trishtueshme në botë ajo që ata i bënë Justin Bieber. E urrej ta them këtë sepse më pëlqen shumë Justin Bieber. Ndihem keq për Justin Bieber.”
Justin Bieber dhe Diddy janë rishfaqur në vëmendjen e rrjeteve sociale që nga arrestimi i manjatit me akuza për trafikim seksual, shantazh dhe raste të tjera të sulmeve seksuale.
Deri më tani, Bieber nuk ka folur kundër Diddy-t ose të adresojë polemikën në internet.
Arrestimi ka shkaktuar një lumë padish kundër Diddy, duke e akuzuar atë për krime që variojnë nga ngacmimi seksual dhe abuzimi i të miturve, deri tek organizimi i festave “të çmendura” ku dyshohet se gratë detyroheshin të kryenin akte seksuale pa pranimin e tyre.
Knight madje pohoi se bashkëpunëtorët e Diddy-t planifikonin pushime dhe takime që përfshinin Justin Bieber dhe burra të moshuar.
“Ai kishte marrë burra të rritur për Justin Bieber, kur ai ishte i ri, në pushime romantike,” pretendoi Knight. “Jo vetëm që ishte një pamje e shëmtuar, por edhe e trishtueshme,” përmbylli ai.