Lidhu me ne

Aktualitet

Mos vallë Rama e ka motiv dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria?!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Mos vallë Rama e ka motiv dëbimin e shqiptarëve nga

Mund të ketë edhe arsye të tjera, por ne kemi të drejtë të dyshojmë dhe të pyesim: mos ndoshta kryeministri i Shqipërisë Rama sot e ka si motiv dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria?!

Shqiptarët po vijojnë të largohen drejt Perëndimit për emigracion ekonomik. Ata janë të trembur nga niveli i ulet i jetesës që u imponohet në Shqipëri.

I.

Dhe shqiptarët sot, pikërisht me këtë motiv, janë larguar e po largohen nga Shqipëria. Sigurisht që ata ndihen të fyer që po largohen nga atdheu i dashur, por këtë e kanë nevojë për jetën, sepse gjendja ekonomike në Shqipëri nuk i përkrah për një jetë me mirëqenie ekonomike.

Dhe kjo, sigurisht që është morale, sepse jeta në thelb është kërkesë për siguri ekonomike. Por, pikërisht për këtë, çfarë po ndodh në një vend si Shqipëria ku paga minimale është 40 mijë lek?

Dhe tani dihet se, është kjo pagë kaq ulët që po e rrit shumë kërkesën për largim e shqiptarëve nga Shqipëria. Varfëria e imponuar po i detyron shqiptarët sot të largohen nga Shqipëria. Dhe kjo nuk është vepër vetëm e paaftësisë së kësaj qeverie, sepse kjo gjendje ekonomike është sot një proces 30 vjeçar që po vijon.

Zotërinj, varfëria ekstreme është gjëmë për një shoqëri!

II.

Prandaj sot është një e vërtetë absolute që varfëria është arsyeja psikologjike që shqiptarët po ikën nga Shqipëria për të gjetur mirëqenien ekonomike, por duhet ta theksojmë se këta të emigruar larg Shqipërisë, në fakt, kanë  humbur lirinë shpirtërore.

Por, a mund të ketë lumturi pa lirinë shpirtërore!

Askund nuk është më mirë se në atdheun tënd.

Por është psikoza e varfërisë që përmendëm, e cila i shtyn individët ta kërkojnë fatin në dhe të huaj, sepse varfëria e imponuar në Shqipëri për ta është e padurueshme.

Dhe sigurisht që kjo varfëri është e imponuar.

Prandaj dhe shqiptari ka emigruar në Perëndim masivisht.

Dhe atje kuptohet se ai e ka humbur jetën aktive, miqësinë shqiptare të krijuar që nga lindja; ka humbur fisin dhe psikologjinë shqiptare; dhe nuk e përdor dot gjuhën shqipe.

Dhe shqiptarët e emigruar e ndiejnë së brendshmi këtë, se kanë një ngërç nëpër biseda, por vonë e kuptojnë që, të gjithë këtë vakum shpirtëror ua ka sjellë mungesa e komunikimit në gjuhën shqipe, pasi janë larguar nga atdheu i tyre.

Dhe këtë e vuajnë.

Por, sikurse e thashë, është varfëria ekstreme në Shqipëri që po i shtyn shqiptarët për të kërkuar punë në Perëndim. Dhe ky është shkaku.

Po varfëria e rëndë ngase vjen në Shqipëri?

Kjo varfëri është vepër e paaftësisë së të gjitha qeverive që kanë kaluar në këta 30 vitet e fundit në Shqipëri.

III.

Po psikologjia e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, a do të vijojë?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje na duhet të theksojmë se largimi i shqiptarëve nga Shqipëria, nuk është një motiv i përgjithshëm si dobësi e mendjes njerëzore. Jo, kjo nuk është dobësi, por është nevojë ekstreme për mbajtjen e familjes larg një varfërie të drobitur.

Sepse kjo është një varfëri që  të heq mundësitë e jetës familjare, që ajo të vijojë në një normalitet ekonomik.

Prandaj…

Në këtë raste na duhet ta theksojmë që çështjen e largimit aktual të shqiptarëve nga Shqipëria e kemi për faktin se në Shqipëri rrogat janë ende të ulëta. Dhe kjo është arsyeja ekonomike, e cila është edhe një arsye morale.

IV.

Shqiptarët e dinë që në Perëndim paguhet shumë më mirë se ne Shqipëri, ja, ky është fakti i vërtetë që i detyron ata të largohen nga Shqipëria.

Po arsyeja ekonomike, a mund të rregullohet në funksion të rrogave të cilat sot në Shqipëri janë 40 mijë lek në muaj? Jo, me këto rroga nuk mund të mendohet jeta familjare.

Por, a mund të vendoset me ligj që minimumi  pagës në Shqipëri të jetë 100 mijë lek?

Ja, kjo është pyetja kryesore që duhet të ngrihet përpara qeverisë shqiptare sot.

A është në gjendje aftësie kjo qeveri që t’i çojë rrogat me ligj në minimumin prej 100 mijë lek, domethënë në 1000 euro në muaj?

Të gjitha mundësitë janë, por qeveria Rama nuk po kuptohet se përse nuk e ngre minimumin me ligj deri në 1000 euro në muaj, për pagën minimale të  shqiptarëve.

E pra, pse nuk i ngre pagat deri në këtë limit?

Mund të ketë edhe arsye të tjera, por ne kemi të drejtë të dyshojmë dhe të pyesim: mos ndoshta kryeministri i Shqipërisë Rama sot e ka si motiv dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria?!

Ja, kjo është pyetja thelbësore përballë krizës që po kalon sot Shqipëria.

MË TEPËR

Mix8 minuta më herët

Kur është periudha më e mirë e vitit për të bërë botoks?

Periudha më e mirë për të bërë botox varet nga qëllimet dhe nevojat personale, por në përgjithësi, disa faktorë mund...

Mix3 orë më herët

Jamie Foxx goditet me gotë qelqi në gojë në restorant

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar, Jamie Foxx, po e rimerr veten pas një incidenti që ndodhi gjatë një darke...

Mix4 orë më herët

Elon Musk do të ndërtojë një tunel që lidh Britaninë me New Yorkun për 54 minuta

Një tunel nënujor hipersonik që mund të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun, duke arritur shpejtësi deri në 4800 km/h, është...

Mix4 orë më herët

Ëndrrat me një person të vdekur: çdo herë që ndodh ka një kuptim

“Jemi bërë prej të njëjtës lëndë si ëndrrat”, shkruante dramaturgu i madh William Shakespeare. Si ato me sy hapur, që na...

Mix4 orë më herët

Selena Gomez i përgjigjet kritikave për spanjishten e saj në ‘Emilia Pérez’

Selena Gomez, Zoe Saldaña dhe Karla Sofía Gascón janë protagonistet e filmit Emilia Pérez, që do të shfaqet në kinema...

Mix4 orë më herët

Luksemburgu është i vetmi vend në Europë ku gratë paguhen më shumë se burrat

Hendeku gjinor në paga përfshin shumë më tepër sesa thjesht barazinë e pagave për punë të njëjtë. Gratë në Europë...

Mix4 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Këtë javë, forca juaj kryesore do të jetë aftësia për të duruar dhe për të gjetur mënyra për të...

Mix4 orë më herët

Si po ndryshon Google me inteligjencën artificiale?

Google ka bërë investime shumë-milionë dollarëshe në themelimin, infrastrukturën e internetit dhe energjinë e pastër. Por sfida më e madhe...

Mix4 orë më herët

Mos e kurseni kremin e diellit: Sa, kur dhe si ta përdorni

Australia, një nga vendet me normat më të larta të kancerit të lëkurës në botë, zbulon se vetëm dy në...

Mix5 orë më herët

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Foto ilustruese Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa...

Facebook