Lidhu me ne

Mix

Për një lëkurë të pastër, ndiqni këto këshilla!

Për shumë njerëz, koha dhe përpjekjet për të arritur një lëkurë të pastër janë të mëdha. Një fenomen i ri, i njohur si manifestimi i lëkurës së pastër, po fiton popullaritet. Sipas disa specialistëve, vizualizimi dhe metodat e tjera të manifestimit mund të ndikojnë pozitivisht në lëkurë. 

Manifestimi është ideja që mendimet tona mund të krijojnë realitetin tonë. Me fjalë të tjera, kur kërkoni nga universi për diçka si një lëkurë e pastër dhe besoni se ajo do të ndodhë, ndoshta do të ndodhë.

Ligji i tërheqjes është një qasje që u bë e njohur në vitet 2000 dhe sot është rikthyer përmes TikTok-ut dhe Instagram-it, me përdorues të ndryshëm që promovojnë metoda manifestimi për të ndihmuar në ndryshimin e mendësisë. Mimi Bouchard, themeluese e aplikacionit “Superhuman”, shpjegon se manifestimi i lëkurës së pastër është një nga mënyrat më të shpejta për të ndikuar pozitivisht përmes lidhjes mendje-trup. Sipas saj, trupat tanë “dëgjojnë” mendimet tona dhe përmes vizualizimit të një gjendjeje më të mirë, ne mund të fillojmë të shohim përmirësime.

Astrologia Meghan Rose përmend se, duke ndryshuar perceptimin për veten dhe duke qëndruar në një gjendje pozitive mund të ndikojmë në lëkurë. Eksperienca e saj sugjeron se një qasje e tillë e ka ndihmuar jo vetëm për lëkurën, por edhe për të arritur qëllime të tjera personale. Ndikimi i mendimeve pozitive në lëkurë është kryesisht anekdotik, por ekziston një lidhje e ngushtë midis lëkurës, sistemit nervor dhe atij endokrin, që kontrollon hormonet. Kur niveli i stresit rritet, hormonet si androgjenet dhe kortizoli nxisin prodhimin e yndyrës dhe inflamacionit, të cilat shkaktojnë akne.

Dermatologu dhe psikiatri Dr.Evan Rieder shpjegon se çdo metodë që mund të kontrollojë nivelin e stresit, përfshirë manifestimin, mund të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të lëkurës që lidhen me stresin. Përveç kësaj, manifestuesit dhe njerëzit që praktikojnë mendimin pozitiv janë më të prirur të kujdesen më shumë për veten, duke bërë rutinën e kujdesit të lëkurës, pavarësisht lodhjes, ose duke ndërruar shpesh jastëkun. Bouchard rekomandon një proces në dy hapa; përcaktoni qartë çfarë dëshironi dhe bëhuni ajo që dëshironi të arrini.

Fillimisht, krijoni një imazh të vetes së ardhshme, me lëkurë të pastër dhe më pas filloni të veproni si ai person çdo ditë. Praktikoni pohime pozitive çdo ditë për lëkurën tuaj. “Kam lëkurë të pastër dhe të shndritshme,” është një frazë që mund të përdorni, duke zvogëluar kështu shqetësimet për lëkurën dhe për pasojë edhe hormonet që ndikojnë në të. Këshillat për manifestim përfshijnë gjithashtu të ndaloni mendimet negative për lëkurën. Duke kontrolluar këto mendime, mund të reduktoni stresin dhe të parandaloni inflamacionin që ai shkakton.

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Bonusi për fundvit, Rama në Parlament: Do shpërndahen 100 mln euro, çdo pensionist do marrë nga 100 deri në 150 euro

Në seancën parlamentare ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili mori fjalën për të folur për buxhetin e...

Mix2 orë më herët

“Fuck you, Elon Musk” – Zonja e Parë e Brazilit lëshon gojën

Zonja e Parë braziliane Janja Lula da Silva e thirri publikisht pronarin e X, Elon Musk gjatë një takimi të...

Mix2 orë më herët

Për një lëkurë të pastër, ndiqni këto këshilla!

Për shumë njerëz, koha dhe përpjekjet për të arritur një lëkurë të pastër janë të mëdha. Një fenomen i ri, i njohur...

Mix3 orë më herët

Sa orë duhet të qëndrojmë para ekranit të celularit, TV-së apo kompjuterit?

Në epokën e digjitalizimit, shumë njerëz kalojnë orë të tëra para ekraneve të telefonave, kompjuterëve dhe tabletave, çka po ndikon...

Mix3 orë më herët

Victoria Theilvig nga Danimarka shpallet Miss Universe 2024

Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka është shpallur Miss Universe 2024, duke u bërë danezja e parë që fiton ndonjëherë këtë...

Mix3 orë më herët

Cili është smartfoni më i fuqishëm Honor?

Ne vazhdojmë të analizojmë listën e çmimeve të Honor për të kuptuar se cilët janë telefonat inteligjentë më të mirë...

Mix3 orë më herët

CIA dhe FBI paditen nga familjarët e Malcolm X

Tre nga vajzat e Malcolm X kanë ngritur padi kundër CIA-s, FBI-së dhe Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, duke...

Mix3 orë më herët

Boksieri shqiptar Ramiz Brahimaj i vendos plisin Joe Rogan! (VIDEO)

Boksieri shqiptar Ramiz Brahimaj ka bërë një gjest patriotik pasi arriti të fitonte në ndeshjen e UFC-së, duke mposhtur me...

Mix3 orë më herët

Video/Disa fjalë për Las Meninas, piktura më e analizuar në artin pamor perëndimor

Piktura i takon vitit 1656 dhe është realizuar nga piktori i oborrit mbretëror spanjoll, Diego Velasquez.

Kioske3 orë më herët

Koha e pushtetarit të zhytur në krim ka mbaruar!

Shkruar nga Spartak Ngjela Ashtu i duket diktatorit, por ajo nuk është koha e tij. Si mund të jetë koha...

Facebook