Aktualitet
Hija e Kaçit ndjek socialistët
Konferenca “Sfidat ekonomike të migracionit dhe integrimit brenda projektit europian” solli në Tiranë ish-kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder, i cili në fjalën e mbajtur në këtë takim u ndal tek sfidat aktuale të Bashkimit Europian.
Shrëder kërkoi nga vendet kandidate që të mos demoralizohen nga dalja e Britanisë së Madhe.
“Ne jemi duke përjetuar një kapitull që shkon përtej aspektit politik. Kjo është në thelb një krizë strukturash, shtuar këtu edhe faktin që rrezikun që i kanoset ekonomisë botërore nga luftërat në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Nuk duhet të harrojmë një gjë: integrimi europian vazhdon të mbetet një bekim për Europën dhe ju jeni pjesë e saj. Të gjithë përfitojnë nga avantazhet e stabilitetit që ofron unioni. Ky është një sukses i BE-së dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi ai.
Shrëder, gjatë vizitës së tij është takuar edhe me kryetaren e komisionit të Integrimit Majlinda Bregu dhe nënkryetarin Taulant Balla.
Gjatë fotove të tyre, bie në sy një “hije” që po i përndjek socialistët por edhe demokratët “revizionistë”.
Në fakt, spikat qartë portreti i Kastriot Islamit, ish-ministrit socialist, sot deputet i PD-së, portret i cili ndodhet në mjediset e Kuvendit, ku Islami ka qenë dikur kryetar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu