Lidhu me ne

Kryesore

“Deutsche Welle” padit ministrin e Erdoganit, ja pse

dew

Deutsche Welle ka depozituar padinë pranë Gjykatës Civile në Ankara për kthimin e materialit filmik të një interviste. Ministri turk për Rininë dhe Sportet Akif Cagatay Kilic e konfiskoi regjistrimin.

dew

Pas regjistrimit të një interviste televizive për emisionin “Conflict Zone” me Michel Friedmann në Ankara, 5 shtator, ministri turk për Rininë dhe Sportet Akif Cagatay Kilic, e konfiskoi regjistrimin. Më pas ministria turke e shkeli një afat të vedosur nga Deutsche Welle për paraditen e një dite më vonë për të dorëzuar regjistrimin televiziv. Po ashtu edhe një afat i dytë i vendosur nga avokatë të Deutsche Welles u injorua nga pala turke. Tani Deutsche Welle ka ofruar padinë tek një gjykatë në Ankara, raporton panorama. 

Intendanti i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg e dënoi veprimin e autoriteteve turke. “Ky procedim nuk ka të bëjë më me shtet ligjor dhe demokraci. Tani ne kërkojmë nga pala turke përmes rrugës ligjore dorëzimin pa vonesë të regjistrimit filmik.”

Deutsche Welle -ofrues objektiv informacioni

dew1

Intendanti Peter Limbourg

Edhe bordi drejtues mediatik i Deutsche Welles në mbledhjen e tij më 23 shtator 2016 në Berlin e mbështeti kërkesën për padi ligjore për dorëzimin e regjistrimit. Kryetari i bordit, prelati Karl Jüsten tha se “ne angazhohemi për lirinë e pakufizuar të shtypit. Turqia është e lidhur ngushtë me Europën. Kjo përfshin edhe respektimin e parimeve bazë demokratike si liria e shtypit. Këtu duhet të kemi standarte të krahasueshme. Është tepër shqetësuese që Deutsche Welle është e detyruar të ngrejë padi në gjykatë për dorëzimin e një interviste të saj me një ministër turk.”

dew2

Prelati Karl Jüsten

Nga ana tjetër bordi drejtues vlerësoi edhe angazhimin gazetaresk të Deutsche Welles për informimin në Turqi dhe popullsinë turqishtfolëse në Gjermani. Bordi shtroi kërkesën për mbështetjen më të mirë financiare të Deutsche Welles si një ofrues objektiv informacioni në një rajon mjaft të rëndësishëm politikisht. “Nuk mund të pranojmë atë që po ndodh në Turqi në drejtim të lirisë së shtypit. Këtu kërkohet që Deutsche Welle që të informojë njerëzit në vend, në mënyrë të plotë dhe objektive si edhe të ndërmjetësojë pozicionet e Gjermanisë”, thotë Jüsten.

“Conflict Zone” është një format televiziv mjaft i suksesshëm i Deutsche Welles në formën e intervistës. Bisedat e zhvilluara aty tërheqin vëmendje ndërkombëtare, sidomos në vendet nga vijnë të intervistuarit. Intervistat e zhvilluara në “Conflict Zone” janë konfrontuese, një luftë e fortë për pozicionim dhe për të vërtetën. Moderatorët Tim Sebastian e Michel Friedmann pyesin me këmbëngulje me pa u dorëzuar për ta bërë të qartë për publikun qëndrimin e të ftuarve.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook