Lidhu me ne

Radar

Nissan do shkurtojë 9000 vende pune


Nissan do shkurtojë 9,000 vende pune dhe 20% të kapacitetit të saj prodhues global, tha prodhuesi i automjeteve të enjten, ndërsa përpiqet të ulë kostot me 2.6 miliardë dollarë të këtij viti fiskal mes një rënieje të shitjeve në Kinë dhe SHBA.

Planet nënvizojnë cenueshmërinë e prodhuesit të tretë më të madh japonez të automobilave, që nuk e ka marrë veten plotësisht nga rrëmuja që çoi në largimin e ish-kreut Carlos Ghosn në vitin 2018 dhe zvogëlimin e partneritetit me Renault.

Nissan uli parashikimin e tij vjetor të fitimit me 70% në 150 miliardë jen (975 milionë dollarë) të enjten, hera e dytë që ul parashikimin këtë vit. Ashtu si shumë prodhues të huaj të automjeteve, Nissan është duke luftuar në Kinë ku BYD dhe prodhues të tjerë vendas po gllabërojnë pjesën e tregut me makina elektrike dhe hibride shumë më të lira që mburren me teknologji modern.

Por problemi më i rëndë i Nissan mund të jetë në SHBA, ku i mungon një linjë e besueshme e makinave hibride. Kjo është në kontrast me konkurrentin japonez Toyota, që ka parë një bum të kërkesës për makina hibride.

Nissan e keqkuptoi kërkesën për makinat hibride në SHBA, tha shefi Makoto Uchida në një konferencë për shtyp.

“Ne nuk parashikuam që kërkesa për makinat hibride do rritej me shpejtësi,” tha ai.

Kompania me bazë në Yokohama po planifikon të shkurtojë 9,000 vende pune, sasi e barasvlershme me 6.7% të 133,580 punonjësve të saj në botë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore54 minuta më herët

Spartak Ngjela: Berisha “non grata” u shpall nga Administrata e Trump, asnjë shans që t’i hiqet

Spartak Ngjela u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që Donald Trump t’ia heqë “non-grata” ish-kryeministrit Sali Berisha, sepse historia...

Radar59 minuta më herët

Pasuria i ra ndjeshëm vitet e fundit, sa para ka tani Donald Trump?

Peisazhi financiar i Presidentit Donald Trump është përballur me ujëra të trazuar kohët e fundit, të shënuara nga një sërë...

Radar1 orë më herët

Nissan do shkurtojë 9000 vende pune

Nissan do shkurtojë 9,000 vende pune dhe 20% të kapacitetit të saj prodhues global, tha prodhuesi i automjeteve të enjten,...

Radar2 orë më herët

FINANCIAL TIMES/ 5 gabime që prishën fushatën e Kamala Harris

Kur Kamala Harris zëvendësoi Joe Biden në krye të demokratëve në gusht, ajo konsolidoi shpejt mbështetjen në të gjithë partinë...

Radar2 orë më herët

Elon Musk ka njoftuar blerjen e markës ikonë të automobilave Ford

Në një lëvizje të papritur, Elon Musk ka njoftuar blerjen e markës ikonë të automobilave Ford, duke shënuar një moment...

Radar2 orë më herët

BMW dështon në Kinë, fitimet bien me 80%

Pasi raportoi rënie të mëdha të shitjeve në Kinë, BMW paralajmëron për “sfida të jashtëzakonshme”. Gjiganti gjerman i automobilave njoftoi...

Mix2 ditë më herët

Pse uthulla e mollës është e rëndësishme për shëndetin

Uthulla e mollës ka një histori të gjatë përdorimi për shëndetin dhe mirëqenien. E njohur për vetitë e saj të...

Mix2 ditë më herët

Bronkiti dhe pneumonia – Dallimet dhe të përbashkëtat

Bronkiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni ose irritimi i rrugëve të frymëmarrjes. Ai shkakton ngushtimin e rrugëve të...

Kioske2 ditë më herët

Edhe Shqipëria do të ndryshojë!

Luçiano Boçi E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësore pa fund, donin ta vrisnin dhe ja tani...

Radar2 ditë më herët

“Në bjeshkët e Tropojës” – Rama e Kumbaro fshijnë postimin me arinj, fotoja s’ka lidhje me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shpërndanë ditën e sotme një foto me arinj sikur...

Facebook