Kioske
Edhe Shqipëria do të ndryshojë!
E masakruan, e hetuan, i ngritën kurthe e procese gjyqësore pa fund, donin ta vrisnin dhe ja tani ku është.
I mundi të gjithë, madje dhe parashikuesit e vet më optimistë.
Hodhën para pa fund dhe përdorën gjithë administratën e drejtësinë sorosiane kundër tij dhe ja tani me ndihmën e Zotit i diskreditoi faqe botës!
E quajtën të vjetër, të plakur, me kohë të ikur dhe ja tani u rikthye me energji të pashtershme, me ise reale e të prekshme dhe me vizion që i shërben çdo familje, çdo të riu, çdo fëmije.
Që i shërben vendit të tij, Amerikës së madhe!
E nga sot era e ndryshimit shpërndahet kudo dhe forca e aroma e saj ndihet dhe në Shqipëri!
Sistemi antisocial dhe antipolitik i agjendave antinjeri është në frymëmarrjet e fundit!
Ka ardhur momenti t’u rikthehemi Scorpions-ve “Era e Ndryshimit”.
Shqipëria do të ndryshojë!