Lidhu me ne

Aktualitet

Kush e kërcënoi Kryeprokurorin?

largea_blendi-jpg1415647155

Nga Blendi Fevziu –

“Prokurori i Përgjithshëm i Republikës është kërcënuar direkt dhe indirekt. Kërcënimet kanë qenë të përsëritura dhe të referuara kryesisht nga shërbimet partnere, ndaj ai është vendosur nën mbrojtje së bashku me familjen e tij”. Ky është pak a shumë informacioni që opinion.al ka marrë nga burime të besueshme diplomatike. Edhe pse prokuroria ka folur me një gjuhë të drunjtë, pa e pranuar, por edhe pa e përgënjeshtuar; edhe pse policia është shprehur se nuk ka ndonjë informacion konkret, vendosja e familjarëve të tij nën mbrojtje, në një vend të BE, sipas një programi të njohur dhe mjaft serioz tregon që situata nuk është as për t’u neglizhuar dhe as t’u shpërfillur si[ ndodh rëndom në raste si këto. Nuk ka shumë informacion për atë që ka ndodhur, por burime tonat kanë bërë me dije që kërcënimet kanë ardhur nga brenda vendit, por edhe nga jashtë, prej personave dhe grupeve të lidhura më kriminelë dhe narkotrafikantë të njohur në vend. Edhe pse disa prej të cilëve për momentin gjenden burg.

Të kërcënosh një prokuror apo njeri të ligjit nuk është një gjë e rrallë. Ka ndodhur në shumë raste, në Shqipëri e në botë. Ka pasur madje prokurë e hetues që janë goditur nga krimi dhe kanë humbur jetën në detyrë. Por të kërcënosh një njeri të ligjit padyshim që kërkon kurajo, besim dhe mbi të gjitha një mbështetje të fortë. Kush i mbështet banditët që kërcënojnë politikën? Dhe a po tregohet politika realisht aq e ashpër sa duhet në raport me krimin dhe krerët e tij? Përgjigja është e vështirë të jepet edhe për një arsye të thjeshtë. Goditja e keqbërësve që shkelin ligjin publikisht apo që sfidojnë atë është më e thjeshtë. Ajo është e dukshme dhe të vendos përballë opinionit publik. Por goditja e mjeteve financiare që prodhojnë dhe fuqizojnë krimin nuk po ndodh. Një burim zyrtar i shërbimeve partnere që merrem me hetimin e tregut të narkotikëve në Shqipëri, ka i thënë Opinion.al se sipas llogarive të tyre, mafia shqiptare ka një fitim prej afro 160 milion eurosh neto në vit. Sipas tyre, kjo është ajo që mbetet pasi janë hequr kostot e kultivimit, transportit dhe bashkishet e paguara në këtë drejtim. Edhe pse kjo shifër është afro 20 % e asaj që ngelet për mafian europiane që porosit hashashin, është sërish një shifër e frikshme për shoqërinë shqiptare. Edhe pse komentatore shqiptare mendojne se ne Shqiperi mbetet nje shifer edhe me e larte se sa kjo. Imagjino një mafie që zotëron 160 milion euro të padeklaruara. Nuk dihet se sa është përtej kësaj, shifra që krimi harxhon për të korruptuar segmente të policisë, të politikës, të gjykatave apo edhe prokurorisë. Por dihet që këto para të fituara lehtë dhe të paligjshme janë para që investohen më kollaj në fushata elektorale, në korruptim të politikës dhe padyshim në kapje të saj. Me këtë llogjikë, brenda 10 vitesh, mafia mund të zotërojë afro 1.5 miliardë euro, që është një shumë që asnjë investitor nuk e ka ofruar në Shqipëri. Me këtë llogjikë, mafia do jetë investitori më i madh në vend dhe kjo do jetë fatale për të gjithë ne. Ata do blejnë dhe do drejtojnë politikën, do blejnë mediat, gjykatat dhe do sponsorizojnë ligje dhe qëndrime gjithnjë në favor të tyre. Madje besoj se kanë nisur ta bëjnë këtë, por deri tani, i frenon ende angazhimi ndërkombëtar. Por një ditë edhe ky faktor nuk do jetë më dominant dhe të gjithë do detyrohemi të pranojmë kushtet e tyre.

Nëse nuk duam që një dekadë më pas të jetë shumë vonë, duhet të veprojmë tani. Ndryshe mafia do kërcënojë jo vetëm Prokurorin e Përgjithshëm, por këdo që do mendojë se i bëhet pengesë në planet e saj…

Blendi Fevziu

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix6 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix6 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix6 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar6 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix6 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix7 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix7 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske7 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix8 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook