Lidhu me ne

Temporal

Sot u riciklua plehra e parë

andi_bushati_portret_75

Edi Rama është munduar të riciklojë sot gënjeshtrën e tri viteve më parë. I shokuar nga gdhendja e emrit të tij mbi kazanët e plehrave, i trembur nga reagimi mbarë popullor në Facebook, i ankthosur se e gjithë kjo mund të marë përmasat e frikshme të protestave kundër armëve kimike, kryeministri ka vazhduar strategjinë e tij të uljes së gjakrave. Për këtë qëllim kishte mbledhur në selinë e qeverisë ajkën e industrisë së ricikluesve.

Nuk kishte shfaqe më komike për këdo që e pa atë “bashkëbisedim”. Nuk kishte turp më të madh për të simbolizuar bythëlëpirjen e biznesit ndaj pushtetit. Nuk kishte pështirosje më të madhe sesa të shikoje të gjithë ata burra dhe pak gra, që pretendohet se kanë investuar afro çerek miliard euro në këtë vend, të luanin rolin e kllounit përpara kryeministrit.

Po të dëgjoje bisedën e zhvilluar mes tyre dhe Ramës të krijohej përshtypja se ai ua ka penalizuar kot për tre vite me radhë, biznesin.

Në tentativën për të qetësuar publikun e axhituar “nga sharlatanët me qëllime politike”, Rama e paraqiti gjithçka vaj (lexo poshtë Lajme Lapsi.al). Sipas tij, ligji i ri i miratuar nga 63 deputetë, nuk do lejojë më groposje dhe djegie të plehrave. Ai do të sjellë vetëm mbetje të gjelbërta. Ato janë një mall i kuotuar në bursë dhe kontrollohen edhe nga vendi i origjinës.

Po sipas tij, ligji i ri është i njëjtë me atë të vendeve të rajonit si Kosova, Mali i zi, Kroacia madje shumë më protektiv sesa Maqedonia.

Po sipas tij, kjo hapje dyersh për plehrat, nuk ka pikë rrezikshmërie, është njësoj si të kërkosh llogari se pse lejohet importi i grurit për të prodhuar miell në Shqipëri.

Po sipas tij, BE, po debaton sot që këto lloj mbetjesh t’i trajtojë thjeshtë si lëndë e parë.

Po sipas tij, importi i plehrave në vend, e bën Shqipërinë më të pastër dhe kjo lloj industrie është armiku kryesor i Mafias në qytete emblematike si Napoli.

Pra, po të dëgjoje të gjithë ligjërimin e kryeministrit përballë biznesmenëve riciklues, pyetja e parë që të shkonte në mend do të qe: Po ky kot e paska shkatërruar biznesin e tyre për tri vite me radhë? Kot paska firmosur ligjin e parë të Rilindjes, porsa mori detyrën? Vetëm për politikë? Vetëm për show? Për vanitet?

Nëse këto nuk qenkërshin plehra që prodhojnë vdekje, por grurë nga del miell edhe bukë, a ia vlente që në shtator të 2013 ai të firmoste kundër një industrie që ka investuar 270 milionë euro, që ka mbi 3 mijë njerëz të siguruar e deri 30 mijë të punësuar, që do i sjellë ekonomisë së vendit rreth 150 milionë euro pas rifillimit të punës së plotë?

Po të qe kaq e thjeshtë, nga ata biznesmenë që qenë në sallë, Edi Rama duhet të paditej në gjyq. Ai duhet të qe për burg. Ata duhej t’i kërkonin llogari se pse i kish çuar deri në kufirin e falimentit? Se pse nuk i kishte plotësuar më parë ato pak masa, laboratorë dhe analiza instrumentale doganash, që sot po i paraqet si garancinë absolute? Pse i ishin dashur plot tre vite që t’i digjte ekonomisë kombëtare plot 450 milionë euro ?

Në fakt,  të gjithë e dinë se nuk është kështu. Të gjithë e dinë se Edi Rama ishte më i besueshëm në vitet 2011- 2013 kur fliste për interesa të mafies dhe politikanë të kapur prej saj. Se ai qe më normal kur deklaronte se kushdo që do e tentojë rikthimin e importit të plehrave në Shqipëri, – madje edhe nesër thoshte atëherë, i bindur se këto garancitë e sotme janë pallavra- pra se kush do ta bënte këtë, do ishte një politikan i kapur nga interesa financiare mafioze.

Po, të gjithë janë të ndërgjegjshmëm për këtë të vërtetë.

Prandaj në sallën e biznesmenëve të riciklimit të plehrave asnjë nga të pranishmit, nuk e bëri dot pyetjen e thjeshtë : Por kur qe kaq e parrezikshme, pse e ndalove për tre vjet?

Natyrisht, në atë sallë, kishte edhe biznesmenë të ndershëm. Të gjithë nuk ishin pjesë e lobit të keqbërësve që kanë paguar politikanë për interesa financiare mafioze. Një pjesë e tyre mund të kenë vërtet një biznes të ndershëm në prag të katastrofës. Një pjesë mund të jenë vërtet të mbytur në kredi dhe borxhe dhe presin punë për të dalë ndershmërisht në fund të tunelit.

Por, fakti që të gjithë sëbashku nuk e bënë dot këtë pyetje të thjeshtë, që nuk i kërkuan Ramës llogari se paskërka penguar kot një import pa asnjë risk, i vuri ata vërtet në rolin e ricikluesit të plehrave. Ata sot u përdorën si alibi. Ata u munduan të riciklojnë një njeri që ndryshe foli në 2013 dhe krejt ndryshe po flet sot.  /Lapsi.al/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook