Lidhu me ne

Mix

Gjethet e dafinës reduktojnë ankthin dhe stresin, njihuni me dobitë e tjera shëndetësore

Gjethet e dafinës/ Kurat natyrale kundër refluksit dhe gripit - Ngjarjet e  Ditës

Përfitimet më mbresëlënëse shëndetësore të gjetheve të dafinës përfshijnë aftësinë e tyre për të ngadalësuar procesin e plakjes, për të mbrojtur trupin nga infeksionet bakteriale, për të menaxhuar diabetin, për të përmirësuar shëndetin e zemrës, reduktuar inflamimin, lehtësuar problemet me frymëmarrjen, si dhe për të parandaluar lloje të caktuara të kancerit. Me gamën e gjerë të përfitimeve që ofrojnë këto gjethe të fuqishme, është e udhës t’i përfshini në dietën tuaj.

Përmirësojnë tretjen

Gjethet e dafinës kanë një efekt shumë të fortë mbi sistemin gastrointestinal. Ato stimulojnë urinën dhe të vjellat, në rast se ndodh të keni konsumuar diçka toksike. Pë më tepër, komponimet organike që gjenden në gjethe janë shumë të efektshme për problemet e ndryshme që mund të keni me stomakun. Disa nga proteinat më komplekse në dietën tonë moderne mund të jenë të vështira për t’u tretur, por enzimat unike të gjetura në gjethet e dafinës ndihmojnë për të lehtësuar tretjen dhe marrjen e lëndëve ushqyese.

Kujdesi për flokët

Nëse doni të përmirësoni shëndetin e flokëve tuaj dhe të eliminoni zbokthin, aplikoni ujë në të cilin keni zier disa gjethe dafine më parë. Kimikatet dhe përbërësit në to mund të ndihmojnë në eliminimin e lëkurës së thatë dhe zbokthit.

Mbroni shëndetin e zemrës

Një nga përfitimet më të rëndësishme të gjetheve të dafinës është aftësia e tyre për të mbrojtur zemrën. Përbërësit që gjenden në gjethe ndihmojnë edhe në eliminimin e kolesterolit HDL (të keq) nga sistemi kardiovaskular. Parandalojnë kancerin Kombinimi unik i antioksidantëve dhe komponimet organike që gjenden te dafinat ndihmojnë për të mbrojtur trupin nga efektet e radikaleve të lira. Radikalet e lira mund të bëjnë që qelizat e shëndetshme të shndërrohen në qeliza kanceroze, të cilat gjethet e dafinës janë veçanërisht të afta për t’i parandaluar.

Reduktojnë ankthin dhe stresin

Gjethet e dafinës mund të ndihmojnë për të ulur nivelin e stresit. Hormonet e stresit të tepërt mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, kështu që gjethet mund t’ju ndihmojnë që të qetësoheni e të jeni të relaksuar edhe në moment ankthi.

Menaxhojnë diabetin

Gjethet e dafinës kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me përmirësimin e funksionit të insulinës dhe nivelet e rregulluara të sheqerit në gjak. Për pacientët me rrezik të zhvillimit të diabetit ose për ata që janë me diabet, konsumimi i rregullt i gjetheve të dafinës mund të pengojë komplikacionet që sëmundja shfaq me kalimin e kohës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix11 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix11 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix11 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix11 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix11 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix11 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar11 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix13 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix13 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook