Lidhu me ne

Mix

Halsey tregon disa detaje nga fejesa me Avan Jogia: “Ishte vërtet propozim i ëmbël”

Halsey tregon disa detaje nga fejesa me Avan Jogia-n: “Ishte vërtet

Halsey, e cila së fundmi na tregoi se është fejuar me Avan Jogia, aktorin e ‘Victorious’, tregoi disa detaje nga momenti i veçantë i propozimit nga i fejuari i saj. Gjatë intervistës, Halsey zbuloi se Jogia, 32 vjeç, e bëri propozimin në Barcelonë, aty ku çifti u lidh.

“Ndodhi aty ku filluam të shoqëroheshim për herë të parë, kështu që ishte vërtet e veçantë për ne. Nuk isha e sigurt në isha gati të thosha po, por gjithashtu mendova, “Ai është njeriu më mahnitës, më i zgjuar, më seksi, më i këndshëm që kam takuar ndonjëherë në jetën time, kështu që s’kam për ta lënë të më shpëtojë nga duart,” u shpreh ajo.

Këngëtarja 29-vjeçare vazhdoi: “Ishte vërtet propozim i ëmbël. Menjëherë pas kësaj, ai u largua për të xhiruar një shfaqje për rreth gjashtë muaj në Kanada. Pra, nuk e kemi pasur rastin të jemi ‘të fejuar’, por tani ai po kthehet në shtëpi dhe mendoj se do të kemi gjithë kohën që na duhet.”

Në të kaluarën, Halsey tha se nuk ishte e interesuar për idenë e martesës. E pyetur se çfarë e bëri të ndryshonte mendje mbi martesën, ajo u përgjigj thjesht: “Avan”.

“Unë e dua atë në një mënyrë të tillë që ndihem sikur do të ishim po aq mirë edhe nëse nuk do të martoheshim. Por diçka rreth këtij mendimi më bën të dua edhe më shumë të martohem me të.”

Jogia dhe Halsey u panë për herë të parë së bashku në shtator të vitit 2023, kur u fotografuan duke u puthur në Los Angeles. Rreth një muaj më vonë, Halsey postoi disa foto në Instagram me Jogia-n, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre zyrtarisht.

Këngëtarja e “Bad at Love” konfirmoi fejesën e tyre më pas në X. Në një postim shkruhej, “Halsey thotë se shpreson të martohet me të dashurin Avan Jogia”, me një foto të çiftit. Halsey iu përgjigj postimit duke korrigjuar fjalinë: “me të fejuarin* Avan Jogia.”

Halsey më parë ka qenë në një lidhje me skenaristin turk Alev Aydin, me të cilin ka dhe një djalë 3-vjeçar, Ender Ridley. Të dy thanë se patën “një ndarje miqësore” pas katër vitesh së bashku, duke e konfirmuar ndarjen në prill të vitit 2023.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport20 minuta më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix24 minuta më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix26 minuta më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix42 minuta më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix54 minuta më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix56 minuta më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook