Lidhu me ne

Mix

Tom Hanks flet për rolin si prind: Kam qenë një baba i tmerrshëm

Tom Hanks flet për rolin si prind: Kam qenë një baba i

Aktori dhe regjisori i famshëm, Tom Hanks, ka dhënë një intervistë mjaft të sinqertë në podkastin “On Purpose with Jay Shetty”. 68-vjeçari foli për gabimet që bëri në rritjen e katër fëmijëve të tij.

Hanks pranoi se ai nuk ishte babai i përsosur, duke thënë se ai bëri “çdo gabim të mundshëm” dhe se sjellja e tij çoi në biseda të vështira me fëmijët e tij ndërsa ata rriteshin.

Hanks ka dy fëmijë më të mëdhenj, Colin dhe Elizabeth, me gruan e tij të parë, Samantha Lewis, dhe dy të tjerë, Chet dhe Truman, me gruan e tij aktuale, Rita Wilson.

“Ndërsa ata u rritën, ishte koha që unë të kthehesha dhe të thoja: “Mund të flas se sa “i tmerrshëm” kam qenë gjatë gjithë këtyre viteve’”, tha aktori i famshëm në intervistën në fjalë.

Tom tha gjithashtu se pavarësisht gabimeve të tij, jeta familjare dhe gëzimet që ata ndanë janë të paçmueshme.

“E gjithë kjo vlen më shumë se ari ,” tha ai. Aktori ka pranuar se përmes fëmijëve të tij ka mësuar se çdo fëmijë është unik dhe ka nevoja dhe preferenca të ndryshme.

Tom Hanks kujtoi gjithashtu një moment të veçantë me djalin e tij më të vogël, Truman, kur i premtoi atij një shëtitje në park për të luajtur bejsboll dhe nuk e përmbushi premtimin e tij.

“Ai ishte rreth 7 ose 8 vjeç dhe unë i thashë: “Do të shkojmë në park për të luajtur bejsboll”, por angazhimet e mia më vonuan dhe humbëm mundësinë” kujton ai.

Kur i kërkoi falje djalit të tij, Truman u përgjigj i dëshpëruar: “Nuk ka problem, babi”, duke e lënë Hanksin të penduar.

Pavarësisht zhgënjimit të Trumanit, reagimi i tij e ndihmoi Hanks të kuptonte autonominë dhe pavarësinë e fëmijëve të tij. Siç shpjegon ai: “Ata nuk thanë kurrë se ishin të mërzitur, ata gjithmonë gjejnë diçka për të bërë me entuziazmin, pavarësisht nëse e kuptoj apo jo”.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook