Lidhu me ne

Radar

“E gjithë popullata e Gazës veriore rrezikon vdekjen”

Ajo që forcat izraelite po bëjnë në Gazën e rrethuar gjatë luftës së tyre të vazhdueshme kundër Hamasit nuk mund të lejohet të vazhdojë. Joyce Msuya, zyrtarja më e lartë për çështjet humanitare e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi në një postim në Twitter se “e gjithë popullata e Gazës veriore është e rrezikuar nga vdekja”.  

Izraeli ka goditur spitalet në rajon, ka arrestuar punonjësit e shëndetësisë dhe ka penguar emergjencat që të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, sipas Msuya, ushtruese e detyrës së Nënsekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Koordinatore e OKB-së për Ndihmën Emergjente.

Strehëzat janë boshatisur dhe djegur…familjet janë ndarë dhe burrat dhe djemtë janë marrë me kamion”, tha ajo, duke shtuar se “një shpërfillje e tillë flagrante për humanizmin bazë dhe për ligjet e luftës duhet të ndalet”.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bëri jehonë paralajmërimit, duke shprehur shqetësime të thella për situatën “katastrofike” në Gaza. Ai theksoi gjithashtu ndikimin e rëndë të armiqësive të vazhdueshme në kujdesin shëndetësor në rajon.

Ai shtoi se spitali Kamal Adwan në qytetin e Jabalia, një nga objektet e pakta mjekësore funksionale në Gazën veriore, është dëmtuar rëndë dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish ka mbetur për t’u kujdesur për gati 200 pacientë pas ndalimit të 44 pjesëtarëve të personelit.

Jeruzalemi Perëndimor është akuzuar vazhdimisht se ka shënjestruar pa dallim civilët në Gaza. Sipas zyrtarëve shëndetësorë të enklavës, mbi 42 000 palestinezë janë vrarë dhe rreth 97 000 janë plagosur që nga shpërthimi i luftimeve midis Hamasit dhe Izraelit në tetor 2023. IDF ka hedhur poshtë akuzat për kryerjen e krimeve të luftës, duke argumentuar se Hamasi po i përdor civilët palestinezë si mburoja njerëzore. Më shumë se një vit pas konfliktit, rreth 90% e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës është zhvendosur, shumica e tyre disa herë, sipas vlerësimeve të OKB-së.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix14 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix16 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix17 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix17 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar20 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar20 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix2 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook