Lidhu me ne

Mix

Rregulli i artë që ju tregon se cili model flokësh i përshtatet fytyrës tuaj

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se cila gjatësi flokësh do t’ju përshtatej më mirë, do ta besonit se matematika mund t’ju ndihmojë?!

Në fakt, disa parukierë betohen për rregullin e 5.5cm, një formulë matematikore që sipas tyre mund të ndihmojë për të llogaritur prerjen optimale për formën e fytyrës tuaj.

Natyrisht, stili personal ka rëndësinë e vet. Nuk do të lejojmë që një formulë matematikore të na pengojë në zgjedhjen e shijes sonë, kështu që nëse tashmë ke gjetur një prerje që të pëlqen, mund ta anashkalosh këtë llogaritje.

Por, nëse gjithmonë ke dashur të provosh një prerje të shkurtër, por ke frikë se nuk do të të përshtatet, ose gjithmonë ke mbajtur flokët të shkurtër, por tani je në humor për të ndryshuar stilin, kjo formulë mund të ndihmojë.

Si funksionon rregulli i 5.5cm?

Sipas ekspertëve gjatësia optimale e flokëve varet nga këndi i nofullës. Formula përdor një raport që analizon gjatësinë mes mjekrës dhe llapës së veshit për të përcaktuar nëse flokët e gjatë apo të shkurtër do të të përshtateshin më mirë.

Nëse distanca që matet është më pak se 5.5cm, një prerje e shkurtër të përshtatet. Nëse është më shumë se 5.5cm, flokët e gjatë (teorikisht) do të të shkojnë më shumë. Mund ta zbulosh lehtë në shtëpi.

Gjithçka që të duhet është një vizore, një laps dhe një pasqyrë.

Si të matësh saktësisht rregullin e 5.5cm:

Së pari, qëndro përpara pasqyrës.

Merr lapsin dhe vendose horizontalisht poshtë mjekrës.

Tani vizorja hyn në lojë: vendose atë në një kënd të drejtë me lapsin dhe shtyje deri në nivelin e llapës së veshit.

Mat distancën nga llapa e veshit deri tek mjekra vertikalisht poshtë.

A ka përjashtime nga rregulli i 5.5cm?

Sigurisht, një formulë matematikore nuk është gjithçka për të vendosur se cilën prerje flokësh duhet të zgjedhësh, por ndoshta do të ndihmojë për të marrë një vendim. Përveç kësaj, forma e fytyrës ose struktura e flokëve mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në përcaktimin e prerjes më të mirë për ty – për shembull, ata me flokë shumë të hollë mund të preferojnë një prerje të shkurtër për të dhënë një pamje më të plotë. (Në fund të fundit, varet nga preferenca jote.)

Ne gjithmonë rekomandojmë që të bisedosh me parukieren tënde dhe të provosh stile të ndryshme për të gjetur atë që funksionon për ty, pavarësisht se çfarë ka treguar vizorja.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook