Lidhu me ne

Mix

Menopauza e parakohshme, gjinekologia: Rrit rreziqet shëndetësore, por ka mënyra menaxhimi

What's in a title? When it comes to 'Doctor,' more than you might think


Menopauza është një fazë normale e ciklit jetësor që zhvillohet tek çdo grua në një moshë të caktuar, duke sjellë me vete dhe simptoma të padëshiruara, pro të zgjidhshme përmes këshillave dhe suplementeve të duhur mjekësor.

Një grua hynë në fazën e menopauzën rreth moshës 50-vjeç, por ka raste kur kjo ndodhe edhe para moshës 45-vjeç, dhe këtu cilësohet si menopauzë e parakohshme dhe sjell me vete edhe rreziqe shëndetësore.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH,  gjinekologia Eglantina Dema shpjegon se kjo ndodh për shkak të sistemit hormonal, ku niveli i estrogjenit dhe progresteronit bie në mënyrë drastike. Sipas gjinekologes stili i jetesës, probleme të ndryshme shëndetësore, por dhe faktori gjenetik kanë ndikim të madh në shfaqjen e menopauzës së parakohshme.

“Menopauzë konsiderohet kur një grua nuk ka cikël për një vit rresht në asnjë moment dhe atëherë vendoset kjo diagnozë. Mosha kur një grua futet në menopauzë mund të jetë 45-55 vjeç. Kur kjo ndodh para 45 vjeç atëherë flasim për menopauzë të parakohshme. Shakatarët janë të shumtë. Kur ndodh menopauza e parakohshme duhet të bëjmë një kontroll të detajuar nëse ka problematika të tjera shoqëruese ku mund të varet nga pjesa gjenetike. Ne lindim me një numër të caktuar vezësh dhe me kalimin e viteve numri i këtyre vezëve bie, por çdo gjë ndikohet nga sistemi hormonal ku bie estrogjeni”, tha doktoresha.

Simptomat shoqëruese për menopauzën e parakohshme janë ankthi, stresi, nervozizmi dhe deri tek problemet më të rënda si rritja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe osteoporoza.

“Të gratë menopauza nuk përjetohet si në proces normal pasi mendojnë sikur ka mbaruar jeta e tyre si gra, por kjo nuk është e vërtetë pasi është një fazë krejt normale. Problematika dhe vështirësi ka pasi gjithçka lidhet me ndryshimin hormonal duke shfaqur simptoma si nervozizmit, ankthi, ulet dëshira për marrëdhënie seksuale, ulet elasticiteti i lëkurës. Megjithatë nëse kërkohet ndihmë mjekësore të gjitha këto janë të menaxhueshme dhe tejkalohen me suplemente apo me kujdes të anës psikologjike. Ulja e nivelit të progresteronit dhe estrogjenit shoqërohet me afshe të nxehta, gjendje nervozizmi etj. Me uljen e estrogjenit rritet risku i sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozës etj.”, u shpreh ajo.

Lidhur me terapitë normale zëvendësuese kur gratë kalojnë në menopauzë, gjinekologia tha se kjo është e mirë te gratë që nuk kanë probleme shëndetësore pasi lehtëson simptomat, por shtoi se kjo duhet të shmanget te gratë me kancer gjiri, rrezik për trombozë etj.

“Duhet të jemi të kujdesshëm për të përcaktuar nëse duhet apo jo duke pasur parasysh edhe problematikat shoqëruese. Te gratë me kancer gjiri apo me kancer të ndryshëm, me rrezik për trombozë duhet të jemi të kujdesshëm pasi një terapi hormonale mund të përkeqësojë situatën. Duhet të zgjedhim ato subjekte që nuk kanë problematika shoqëruese”, tha gjinekologia.

Këshillat e gjinekologes janë se gratë duhet të bëjnë “një regjim ushqimor të shëndetshëm, jetë aktive fizike dhe të pranojnë që menopauza është një cikël normal jetësor”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix34 minuta më herët

Zbulohet Galaxy Z Fold Special Edition: më i hollë, më i lehtë dhe me ekran më të madh

Samsung ka njoftuar Edicionin Special të shumëpërfolur dhe të rrjedhur të Galaxy Z Fold, i cili krahasuar me Galaxy Z...

Mix38 minuta më herët

Ju pëlqejnë gështenjat? Ja pse duhet t’i hani!

Çdo njeri sapo dëgjon për gështenjat i shkon goja lëng. Janë të shijshme në format më tradicionale që të gjithë...

Kryesore40 minuta më herët

‘Karma is a bitch’. Monika Kryemadhi thotë se do vijë dita që edhe armiqtë të jenë aty ku është ajo dhe familja e saj sot

Monika Kryemadhi ditën e sotme ka dhënë një deklaratë për mediat pas arrestit të Ilir Metës dhe masës ‘Detyrim paraqitjeje’...

Mix45 minuta më herët

Çfarë po ndodh mes Meghan Markle dhe princit Harry?

Në daljen e saj të fundit, Meghan Markle nxiti dyshimet tek publiku i gjerë. Gishti i unazës së fejesës nuk...

Mix49 minuta më herët

Menopauza e parakohshme, gjinekologia: Rrit rreziqet shëndetësore, por ka mënyra menaxhimi

Menopauza është një fazë normale e ciklit jetësor që zhvillohet tek çdo grua në një moshë të caktuar, duke sjellë...

Mix53 minuta më herët

Kim Kardashian, një nënë vetme? Kanye West larg fëmijëve!

Kim Kardashian po përballet me një fazë të re në jetën e saj personale: atë të një “mami beqare e...

Mix57 minuta më herët

Si kujdeset Victoria Beckham për lëkurën dhe trupin e saj me një dietë alkaline?

Victoria Beckham, ish-anëtarja ikonë e Spice Girls dhe stilistja aktuale e modës, është e njohur jo vetëm për stilin e...

Mix59 minuta më herët

Përfitimet e konsumimit të mollëve në mëngjes!

Mëngjesi është momenti i ditës kur trupi ka nevojë për energji dhe ushqim të shëndetshëm për të nisur ditën. Një...

Mix1 orë më herët

Një ditë në tryezën e Adriana Lima: çfarë ha supermodelja?

Adriana Lima, një nga supermodelet më ikonike në botë, njihet jo vetëm për karrierën e saj mbresëlënëse në industrinë e...

Mix1 orë më herët

Zgjimi herët në fundjavë: avantazhet dhe disavantazhet!

Zgjimin herët në fundjavë disa e shohin si një mundësi për të shfrytëzuar më shumë kohë, ndërsa të tjerë preferojnë të...

Facebook