Radar
Ndoqën Metën nga pas sapo hyri në kufi në Morinë dhe e ndaluan te Kthesa e Kamzës, si “u maskuan” agjentët e BKH
Detaje të reja kanë dalë në dritë për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Mësohet se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivët e policisë që kanë marrë pjesë në operacion kanë qenë me dy makina modeste, një prej tyre “Golf” për të fshehur praninë e tyre dhe e kanë ndjekur prej kufirit në Morinë sapo ka hyrë nga Kosova për t’i vënë prangat më pas te Kthesa e Kamzës.
Në pamjet e publikuara shihet se njëri automjet i policisë ka qëndruar para dhe njëri pas.
Meta është nxjerrë me forcë nga makina me të cilën po udhëtonte dhe është futur në makinën e policisë.
Mësohet se brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë Meta është shfaqur i alarmuar duke debatuar.