Lidhu me ne

Mix

Kush është Wanda Kagan, shoqja më e mirë e Kamala Harris!

Kush është Wanda Kagan, shoqja më e mirë e Kamala Harris!

Wanda Kagan u takua me Kamala Harris gjatë një ngjarje kulturore të komunitetit në Montreal. Të dyja ishin adoleshente dhe prej atij momenti ato e ruajtën shoqërinë e tyre. Sot Harris është zyrtarisht kandidate për presidente në SHBA. Në tubimin e parë që mbajti para mbështetësve të saj, Harris, foli për prindërit, se si kanë luftuar për të drejtat civile. Ajo tregoi një prej mësimeve që i ka dhënë nëna gjatë jetës së saj që ishte: “të mos ankohej kurrë për padrejtësinë, por të bënte diçka për të”.

Ajo e mori këtë këshillë për zemër ndërsa ndoqi shkollën e mesme Westmount në Montreal në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Shoqja e saj më e mirë në atë kohë, Wanda Kagan, i tha Harrisit se po abuzohej seksualisht nga njerku i saj. Harris insistoi menjëherë që Kagan të qëndronte me të dhe prindërit e saj.

Në fjalimin e saj, Harris e quajti këtë moment, si ndër më të rëndësishmit në jetën e saj.

“Kjo është një nga arsyet pse u bëra prokurore, për të mbrojtur njerëz si Wanda, sepse besoj se të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të sigurt, dinjitetit dhe drejtësi,” tha Harris.

Harris më parë postoi një video duke diskutuar historinë në mediat sociale para se të bëhej nënkryetare. Kagan tani punon si filantrope (person i cili i do njerëzit dhe kujdeset për ta, për t’iu mundësuar një jetë më të lumtur).

Kagan dhe Harris u bashkuan me njëra-tjetrën në adoleshencë, për shkak të prejardhjeve të tyre. Harris është Xhamajka dhe India, ndërsa babai i Kagan ishte me ngjyrë dhe nëna e saj ishte një hebre. Së bashku, themeluan një trupë kërcimi të quajtur Midnight Magic. Ato morën pjesë në shfaqjet e modës dhe aktivitete të shkollës, duke punuar në komitete. Pasi Kagan i tha Harrisit për abuzimin me të cilin po përballej, ato përfunduan duke ndarë të njëjtën dhomë në shtëpinë e Harris.

“Nëna dhe motra e saj më përqafuan. Unë jam ende shumë mirënjohëse”, shprehet Kagan.

Harris vazhdoi studimet në Shtetet e Bashkuara dhe pas këtij momenti humbi kontaktin me Kagan. Vetëm kur Harris u shfaq në Oprah Winfrey Show në 2005, Kagan vendosi ta kontaktojë. Që atëherë ato kanë mbajtur kontakt.

Përpara se të bënte publike detajet e abuzimit të Kagan, stafi i fushatës së Harris në atë kohë u konsultua me të

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix3 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix3 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix3 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix3 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix9 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske9 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix10 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix10 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix10 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook