Lidhu me ne

Mix

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

Dreams-Unveiling the Mysteries of Our Subconscious Mind | by Eisha Ather |  Medium

Nga Albert Vataj

Ato janë më shumë se të këqija. Janë të makthshme, torturuese dhe përndjekëse. Pikërisht kur ne kemi nevojë për të pushuar, ata vijnë e na e marrin gjithçka duke na lënë frikë, panik dhe tmerr. Gjumi i shqetësuar, zgjimi i papritur, të qara në mes të natës, pa dyshim që janë ankthe.

Një fakt normal, madje i dobishëm për psikiken tonë sepse ndihmon të “harmonizojë” frikat tona.

Psikologë dhe neurologë vinë në ndihmë të pyetjeve tona për të kuptuar se çfarë ndodh kur gjumi i mirë, bëhet një ankth.

Çfarë janë ëndrrat e këqija?

Janë ndryshime të gjumit dhe të ëndrrave, ato vijnë në forma të ndryshme.

Për shembull ëndrrat e fëmijëve?

Ato janë më të njohurat, në këtë rast flitet për pavor nocturnus: ndodh që fëmijët të zgjohen në fillim, por pa kujtuar asgjë nga ajo që po ëndërronin.

Zakonisht pavor nocturnes është gjeneruar nga imazhet e tmerrshme dhe në fakt fëmijët duken të terrorizuar. Sëbashku me sonambulizmin paraqiten ndryshime tipike të gjumit te fëmijëve.

Zakonisht ndodhin në moshën parashkollore, për shkak të ankthit nga ndarja e prindërve apo nga frika e braktisjes. Janë fenomene absolutisht normale, behën pataologjike vetëm nësë ato bëhën të përditshme.

Edhe të rriturit shpesh kanë makthe

Sigurisht, është një aktivitet normal i psikikes, ndodh shpesh që ëndrrat “degjenerjnë” me ngjyresa negative.

Nuk është për t’u shqetësuar, makthi është një mënyrë normale e reagimit të trurit me ankthet e përbashkëta, me friken apo me traumat e vogla të jetës së përditshme.

Një nga shkaqet me të zakonshme është përdorimi i alkoolit, një substancë në gjendje të ndryshoje superegon tonë; në fazën e zgjimit alkooli jep eufori, në fazë gjumi alkooli transformon superegon tonë, ose ideali i supozuar ku ne tentojmë me sjelljet tona, në diçka negative. Edhe abuzimi me medikamentet farmaceutike dhe droga krijon makthe.

Cilat janë format e tjera të makthit që ekzistojnë?

Ka ëndrra të frikshme ose makthe të vërteta që nuk ndodhin gjatë fazës REM, por në fazat e para të gjumit.

Janë ëndrra të këqija që nuk gjejnë zgjidhje, mbeten konfuze, jo koherente dhe gjenerojnë ankth.

Ndërsa makthi tradicional ndodh në fazën REM (Rapid Eye Movement) apo kur ëndërrojmë, makthi nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr që merr një rrugë ndryshe dhe bëhet diçka e keqe. Por kini kujdes: makthi ka gjithmonë një funksion të harmonizimit.

Makthi i vërtetë ka të bëjë me gjëra që janë të pamundura të ndodhin, është një mekanizëm mbrojtës i psikikes tonë, edhe në ëndërr mund të shfryje friken më të madhe, por qe nuk të privon kurrë nga një rrugëdalje: Hapni sytë dhe të jeni të vetëdijshëm që vetëm keni ëndërruar.

Ka pasur hulumtime tek te mbijetuarit e Hokaustit dhe fëmijëve të tyre, asnjë nga personat që ishte në kampin e përqëndrimit, nuk ka ëndërruar kurrë gjatë natës.

Por megjithatë kanë ëndërruar fëmijët e tyre, kampi ishte, për fatin e tyre, një gjendje mostruoze por e pamundur, mbetej si një frikë e thellë, por ende i ”paëndërrueshëm”, ndryshe nga ata që e kishin jetuar nën lëkurën e tyre.

Kur makthi bëhët patalogjik?

Nëse është i përseritur dhe i vazhdueshëm, është tregues i një sikleti apo gjendjes së ankthit.

Por është e pamundur ta përgjithësosh, sepse mund të jenë shumë motive përse bëhen makthe të shpeshta.

Çfarë janë iluzionet hypnopompic?

Imazhet, më së shumti monstruoze, të cilat vijnë kur është momenti për te fjetur. E quajmë si “te menduarit vizual”, është një ndryshim mormal i gjendjes së vetëdijes, tipike në fazat e gjumit.

Përse të flesh mirë është e rëndësishme për psikiken?

Një foshnje ende në barkun e nënës fillon të ëndërrojë në muajin e tretë të jetës, ky aktivitet moderon qarqet nervore dhe mbron sistemin nervor qendror.

Shkaksia e ëndrrave të këqija

Për shkak të stresit vuan edhe sistemi jonë imunitar, çrregullohet puna e hormoneve, lodhen muskujt dhe rraskapitet organizmi – që shpesh shoqërohen edhe me sëmundje. Sa i përket trurit, stresi kronik di të shkaktojë humbjen e kujtesës dhe shfaqjen e ëndrrave të këqija.

Ekspertët thonë se truri, i cili është i ngarkuar me mendime të rënda të cilat nuk di si t’i përpunojë, ndihmën e gjen në ankthin e natës. Ëndrrat e këqija janë një formë e mirë për të tejkaluar momentet stresuese, të cilat në këtë mënyrë bëhen më pak të rrezikshme për shëndet.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, ëndrrat duhet të konsiderohen si psikoterapi. Në to mund të gjejmë shkaktarët e mundshëm të nervozes sonë dhe sugjerimet se si t’i tejkalojmë ato. Nëse gjatë gjumit jeni të frikësuar ose të turpëruar, mendoni pse ndodh kjo. Pastaj, pyetuni se çfarë ua shkakton ndjenjat e njëjta edhe kur jeni zgjuar. P.sh. ndoshta mund ta kuptoni se keni thënë ose keni bërë diçka jo të mirë në punë, ose keni nevojë që t’i kërkoni dikujt falje ose të jeni më të kujdesëm në të ardhmen…

Në rast se ëndrrat e këqija ua çrregullojnë gjumin normal, paraqiten thuajse çdo natë ose janë shumë shqetësuese, atëherë duhet të kërkoni ndihmën e psikologut ose psikiatrit, të cilët do t’u ndihmojnë t’i rregulloni mendimet.

Ëndrrat e këqija, ja sëmundjet që paralajmërojnë

Ëndrrat e këqija mund të na bëjnë të zgjohemi me djersë të ftohtë gjatë natës, por kjo nuk është diçka që ju shqetëson aq sa të përmendeni mjekun tuaj. Apo duhet?

Shkencëtarët besojnë se ëndrrat e këqija të përsëritura mund të sigurojë dhëna të rëndësishme për shëndetin dhe madje edhe shenja paralajmëruese për sëmundje të afërta – nganjëherë  disa vjet para se të shfaqen simptomat.

Kohët e fundit studiuesit zbuluan se ëndrrat e këqija të para në mënyrë të rregullt në fëmijëri mund të jenë një shenjë e hershme paralajmëruese e çrregullimeve psikotike më vonë në jetë. Studimi, i publikuar në revistën “Sleep”, ka gjurmuar 6,800 fëmijë dhe gjeti se ata që kishin ankthe të shpeshta (dy-tri herë në javë) mes moshës dy dhe shtatë vjeç,  kshin tre herë e gjysëm më shumë të ngjarë që të kishin një përvojë psikotike, të tilla si hallucinatione apo të dëgjonin zëra gjatë adoleshencës.

Hulumtuesit thanë se ëndrrat e këqija të shpeshta mund të tregojnë se fëmijët po përballen me trauma emocionale, të tilla si abuzimi apo ngacmimi, në jetën reale. Ata thanë se përdorimi i video games të dhunshme dhe kompjuterave pranë gjumit mund të luajë një pjesë të rëndësishme.

“Është menduar që ne mund të përjetojnë kërcënime të tmerrshme në ankthet tona dhe  mund të praktikojmë  trajtimin e tyre në jetën reale”, shpjegon Patrick McNamara, profesor i neurologjisë në Harvard Medical School.

Por ëndrrat e këqija mund të tregojnë një problem themelor fizik që po  ndërpret  gjumin tonë si ne ëndërr. Ne vetëm ëndërrojmë vetë gjatë fazës së njohur si lëvizje e shpejtë e syve (REM). Ne përjetojmë REM, një gjumë shumë të lehtë, mesatarisht 4-5 herë në natë.

“Ëndrrat e rregullta të këqija mund të jenë të lidhura me probleme të zemrës”,, thotë Dr Oscroft. Njerëzit të cilët kanë ëndrra të këqija të rregullta kanë tre herë më shumë gjasa të vuajnë rrahje zemre të parregullta, sipas një studimi prej më shumë se 6.000 të rritur, të publikuar në “Journal of Medicine” Holandë në vitin 2003. Dhimbjet e  gjoksit ishte shtatë herë më të larta në ata që thanë se shohin shpesh ënddra  këqija.

Kuptimi i ëndrrave të këqija

Kuptimi i këtyre ëndrrave të këqija mund t’ iu ndihmojë për t’i hequr qafe një herë e përgjithmonë, kështu mendon Tore Nielsen, drejtor i Laboratorit të ëndrrave të këqija dhe profesor i psikiatrisë në Universitetin e Montrealit.

Çdo gjë fillon me dallimin e tyre. Specialisti i shquar dallon ëndrrat posttraumatike me ëndrrat idiopatike, që do të thotë se ne nuk e dimë për çfarë shkaku ato na vijnë dhe pse i shohim.

Në përgjithësi mendohet se ëndrrat e quajtura idiopatike nuk reflektojnë trauma, por ndoshta ato kanë të bëjnë më shumë me lidhjet personale, me lidhjet me të tjerët, me prindërit ose me bashkëshortin, thekson profesori.

Stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë gjithashtu ëndrra të këqija. Humbja e punës, dështimi personal ose profesional, ose ngjarjet shqetësuese mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë.

Por marrja e medikamenteve të caktuara mund të lidhet gjithashtu me ëndrrat të tilla, veçanërisht në qoftë se këto barna ndikojnë në nivelin e neurotransmetuesve, sikurse janë ilaçet kundër depresionit a sedativët, tregon një studim i publikuar në vitin 2000.

Ëndrrat e këqija: dallim mes grave dhe burrave?

Ne nuk jemi të gjithë të barabartë para ëndrrave të këqija. Për shembull, njerëzit që vuajnë nga depresioni, skizofrenia ose ata që janë duke u përpjekur për të lënë alkoolin, janë më shumë në rrezik.

Personat “krijues”, gjithashtu bëjnë më shumë ëndrra të këqija, sepse ata kanë më shumë qasje në imagjinatën e tyre dhe në emocionet.

Çfarë duhet bërë për të pasur një gjumë të rehatshëm?

Kur na del gjumi prej një ëndrre të keqe, është akoma më e vështirë të na zërë përsëri. Frika e rënies përsëri në ëndërr të njëjtë, emocionet bëjnë që të mos na zërë më gjumi… atëherë duhet të përpiqemi të rifitojmë qetësinë duke përdorur teknika relaksuese të njohura (yoga, meditimi, frymëmarrja, etj.). Ose, mund të jetë e dobishme të shkruani në një letër ëndrrën në fjalë, gjë që do të lehtësojë analizën dhe kuptimin e saj.

Pse shohim ëndrra të këqija, dhe çfarë nënkuptojnë ato?

Psikologët zakonisht e përcaktojnë një ëndërr të keqe si një makth. Shumica e fëmijëve shikojnë makthe – disa çdo natë, e disa rriten me to. Të rriturit me makthe të vazhdueshme marrin trajtime për këtë.

1) Ankthi: Shpesh njerëzit që përjetojnë ëndrra të këqija natën, janë më të frikësuar gjatë ditës

2) Gjallëria e ëndrrave: Shumë njerëz me makthe të shpeshta gjithashtu raportojnë të kenë parë shumë ëndrra të gjalla e të bukura.

Shumica e ilaçeve që marrim rrisin ëndrrat e këqija gjithashtu rrisin ankthin në përgjithësi. Vetë ëndrrat e këqija ndahen në dy kategori. Njëra është shumëllojshmëria e ëndrrave të këqija. Si shumë ëndrra të tjera, ato kanë një tregim fantastik, dhe kërcënime tmerruese si ato që shohim në filma fiksion – të gjëmon një magjistare, të mungojnë dhëmbët ose pjesë të tjera të trupit, apo  në mënyrë të pashpjegueshme vret dikë.

Disa njerëz duan t’i ndalojnë ëndrrat e këqija, ndërsa disa të tjerë i shohin ato si interesante. Madje disa i shijojnë ato. Kemi dëgjuar shumë njerëz që i krahasojnë makthet e tyre me filma horror.  Ëndërrimtarët e prekur nga ëndrrat e këqija nuk duhet thjeshtë të përpiqen t’i “shtypin” këto ëndrra. Është më e dobishme të reflektosh mbi ëndrrat dhe t’i interpretosh ato. Mund të fitoni njohuri për streset dhe frikën.

Ëndrrat e këqija mund të inspirojnë tipat kreativë. Shumë shkrimtarë dhe artistë kanë përdorur ëndrrat për punën e tyre, por ëndrrat e këqija kanë një normë të lartë përfshirjeje, ndoshta ngaqë janë dramatike dhe të fuqishme.

Kategoria e dytë e ëndrrave të këqija është ajo që asnjë nuk dëshiron ta ketë: makthet post-traumatike.  Pasi një person ka pësuar një ngjarje të tmerrshme, ata kanë tendencën ta shohin këtë ngjarje në ëndrra, ndonjëherë të plotë por edhe pjesë nga ngjarja. Këto makthe arrijnë ta traumatizojnë më tej personin, duke i bërë ata ta ndjejnë ngjarjen në moment edhe nëse ajo ka ndodhur vite më parë.

Këto lloj ëndrrash nuk janë si të tjerat, dhe ndryshojnë nga kategoria e parë e ëndrrave, por të dyja kategoritë ndodhin kryesisht gjatë Lëvizjes së shpejtë të syve gjatë gjumit. Ëndrrat post-traumatike ndodhin gjatë gjithë fazave të gjumit. Të gjithë “viktimat” e ëndrrave post-traumatike duan t’i ndalojnë me patjetër ato. Fatmirësisht ekziston një trajtim i mirë që mund t’i ndihmojë ata.

Ekziston një pikë në përpjekjen për të kuptuar pse ndodhin ëndrrat post-traumatike. Trajtimi më efektiv është ajo që quhet “terapia e imazhit”. Shumë persona që shohin ëndrra besojnë se janë në gjendje t’i shpjegojnë vetë me fjalët e tyre ëndrrat që kanë parë, por shumë të tjerë kërkojnë terapist për shpjegimin e tyre.

Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë ëndrrat e këqija me disa pyetje të formuluara me gjuhën e fëmijës.

Fëmijët janë gjithashtu subjekt i një tjetër fenomeni të frikshëm të gjumit, tmerret e natës. Kjo është gjë e rrallë tek të rriturit. Tmerri gjatë natës nënkupton zgjimin duke bërtitur pa një arsye të vërtetë. Fëmijët që i përjetojnë këto i frikësojnë prindërit me britmat e tyre, por bien në gjumë përsëri pa e mbajtur mend se ç’ka ndodhur gjatë natës, kur zgjohen në mëngjes. Tmerret e natës nuk ndodhin më me kalimin e viteve. Edhe numri i maktheve ulet, por ka shumë të rritur që vazhdojnë t’i përjetojnë edhe në moshë të madhe.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Temporal1 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar1 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix1 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar1 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore1 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix2 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix2 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix2 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix2 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix2 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook