Lidhu me ne

Mix

Çfarë janë monopolet? Si krijohen ato dhe cilët janë efektet në shoqëri?

Çfarë janë monopolet? Si krijohen ato dhe cilët janë efektet në shoqëri?

Shkruar nga Elvis Shera, 

Të dashur lexues, Në artikullin e kaluar folëm për tregun, çmimin dhe formimin e çmimit në një treg duke e shpjeguar nëpërmjet mekanizimit të kërkesës dhe ofertës. Në këtë artikull do të flasim për monopolet, si formohen ato dhe cili është efekti i tyre në treg dhe në shoqëri. Nëse dëshironi të thelloni njohuritë tuaja, regjistrohuni gjithashtu në kanalin: Financiarisht i Pavarur” ose për më shumë mund të më vizitoni në Elvis Shera.

Çfarë është një Monopol?

Një monopol është një strukturë tregu ku ekziston vetëm një grup i vogël, shpesh një ofrues i vetëm i një produkti ose shërbimi të caktuar, dhe nuk ka konkurrentë të tjerë në atë treg. Në një situatë monopoliste, kompania që zotëron tregun ka kontroll të plotë mbi çmimet dhe furnizimin, duke i dhënë asaj një avantazh të madh në vendimmarrje ekonomike. Gjithashtu, duhet të dallojmë monopolet e detyruara nga ato natyrale. Monopolet natyrale janë ato ku një kompani ofron mallra dhe shërbime dhe nuk ka asnjë tjetër në treg që angazhohet vullnetarisht për të ofruar të njëjtat mallra dhe shërbime. Këto lloj monopolesh nuk mund të quhen negative dhe nuk kanë impakte negative në shoqëri. Monopolet e detyruara janë ato monopole që, përmes privilegjeve të veçanta, nuk lejojnë aktorë të tjerë të hyjnë në treg. Në këtë artikull, do i referohemi vetëm monopoleve të detyruara.

Një koncept i gabuar dhe i trashguar nga Marksizmi

Ekziston një pjesë e madhe e publikut që ka një kuptim të gabuar të monopoleve. Këta e shohin tregun e lirë dhe kapitalizmin si sistemin dhe mekanizmin që çon në krijimin e monopoleve. Kjo qasje, ndonëse e përhapur, nuk është aspak e vërtetë dhe ka prejardhje nga Karl Marx, i cili pohonte se kapitalizmi, për shkak të natyrës së tij, duhet të çojë në një pakicë monopolesh që operojnë të gjithë ekonominë, duke reduktuar çdo individ tjetër në statusin e proletarit. Realiteti historik dhe zhvillimi i kapitalizmit në histori dhe me kalimin e kohës e hedhin poshtë tezën e Marksit në mënyrë empirike. Kapitalizmi, më shumë se cdo sistem tjetër, ka mundësuar individë me ide të futen në botën e sipërmarrjes duke krijuar kështu mirëqenje të përhapur.

Si krijohen monopolet

Ajo që mund të themi me siguri është se monopolet nuk kanë ekzistuar kurrë në asnjë shtet të botës pa pasur ndihmën e qeverisë. Është ndërhyrja e qeverive në ekonomi ajo që ndihmon ose detyron krijimin e monopoleve. Nëpërmjet akteve ligjore nga qeveria mund ti jepet një privilegj i veçantë një grupi individësh ose një kompanie dhe mund të bllokohet çdo konkurrent tjetër në treg. Ka mënyra të ndryshme se si qeveritë krijojnë monopole. Këto janë:

Koncesionet: Një kompani mund të fitojë një monopol duke marrë kontrollin mbi një burim të rëndësishëm dhe të rrallë, të nevojshëm për prodhimin e një produkti apo shërbimi. Për shembull, një kompani që ka kontroll të plotë mbi furnizimin e një metali të rrallë, si litiumi, mund të dominojë tregun e baterive.

Patenta: Disa kompani mbajnë monopole për shkak të patentave ekskluzive të dhëna nga qeveritë. Patenta është një e drejtë ligjore që i jep një kompanie ekskluzivitet për një produkt të ri, zakonisht për një periudhë të caktuar kohe. Për shembull, ilaçet e reja shpesh mbrohen nga patentë për të shpërblyer kompanitë që kanë investuar në kërkime dhe zhvillim.

Licenca dhe subvencione: Qeveritë shpesh krijojnë ose ndihmojnë monopolet duke i dhënë një kompanie privilegje të veçanta. Kjo përfshin përjashtime nga konkurrenca përmes licencave, subvencioneve, ose taksave preferenciale. Këto veprime kufizojnë futjen e aktorëve të rinj në treg.

Frika: Aktorë të ndryshëm, mund të perdorin elementin e frikës për të dhënë përshtypejen e një rreziku me qëllim që të shtynë në rregullime dhe ligje në një fushë të caktuar. Shembulli i momentit është debati që po ndodh me inteligjencën artificiale AI, dhe dëmet që ajo mund të sjellë po nuk u rregulluar dhe u kontrollua me ligj. 

Kompani që janë përtej konkurencës së tregut.

Sigurisht, kemi edhe kompani që janë përtej konkurrencës së tregut. Shikoni hekurudhat, ujësjellësin, energjinë elektrike, postën, etj. Këto janë shembuj kompanish të krijuara ose të forcuara nga shteti. Si shembull, gjatë luftës së dytë botërore, Postal Telegraf dhe Western Union u detyruan me urdhër qeverie të bashkoheshin në një kompani të vetme monopoliste. Një faktor tjetër që disa kompani të jenë përtej tregut, janë barriera natyrale të hyrjes për shkak të kapitaleve shumë të larta. Imagjinoni një aktor të ri që dëshiron të ndërtojë një rrjet të madh hekurudhor. Sigurisht kapitalet e kërkura për investim janë shumë të larta dhe vetëm një pakicë ndoshta do të kishte mundësinë.

Regjimi i tregut të lirë

Një element tjetër i përhapur në masa është besimis se kompanitë mund të bashkohen dhe formojnë kështu monopole. Nëse disa kompani bashkohen, nuk mund të pengojnë asnjë aktor të ri të hyjë në një fushë të caktuar të tregut. Në fakt, nëse kombinimi i këtyre kompanive prodhon mallra dhe shërbime me cilësi më të lartë dhe me çmime më të ulëta se çdo konkurrent tjetër, atëherë akoma më mirë, sepse kjo situatë përbën një avantazh për të gjitha palët. Sidoqoftë, ky lloj bashkimi ose monopol natyral do të ishte gjithmonë nën presion në momentin që do të ulte cilësinë dhe do të ngrinte çmimet. Pra, statusi i një monopoli natyral do të qëndronte deri në momentin që do të ofronte cilësi dhe çmime të pranueshme. Kjo sepse çdo individ me një ide dhe inovacion mund ta sfidonte ekzistencën e monopolit në çdo moment. Që ky monopol të qëndrojë me detyrim, duke bllokuar konkurrencën, ka nevojë për veprimin e një qeverie që e ndalon konkurencën me ligj.

Në histori kemi plot shembuj të shoqërive të mëdha që kanë falimentuar me kalimin e kohës, pra madhësia në vetvete nuk është sinonim i pushtetit ekonomik. Për shembull, United States Steel kishte praktikisht monopolin për rreth 10 vite në tregun e çelikut, deri në hyrjen në treg, në fillim të shekullit të kaluar, të National Steel dhe Republic Steel, kompani më të vogla që futën në treg lidhje të reja dhe inovative të metaleve. Për të mbijetuar në treg, United States Steel-it ju desh të ndryshonte mënyrën e operimit duke krijuar një departament të tërë kërkimor për tu përmirësuar, përndryshe do të rrezikonte të dilte nga tregu. Ky është një shembull i asaj që ndodh me korporatat e mëdha nëse nuk janë konkurruese. Pra, çdo kompani e madhe ose kombinim kompanish mund të shkatërrohet në prezencën e një tregu të lirë. Përvec këtij shembulli të 100 viteve më parë, mund të përmendim raste të tjera të kompanive gjigante, gati monopole, që kanë falimentuar ose janë reduktuar në madhësi nga hyrja e kompanive të vogla më inovative. Shembuj të ndryshëm janë:

Nokia kundrejt Apple dhe Android: Nokia ishte de fakto gjigandi botëror i celularëve rreth viteve 2000, duke pasur gati pjesën dërrmuese të tregut. Sot është gati joekzistuese për shkak të konkurrencës nga Apple dhe sistemet operative Android.

Kodak kundrejt fotografisë digjitale: Kodak ishte gjigandi botëror i fotografisë në të gjitha fushat. Krijimi dhe përmirësimi i teknologjisë digjitale bëri që të humbte pozicionin dominant në treg, pasi nuk arriti të adoptohej mjaftueshëm shpejt.

MySpace kundrejt Facebook: MySpace ishte një nga pionierët e rrjeteve sociale, por Facebook e tejkaloi me shpejtësi dhe MySpace sot pothuajse nuk ekziston më si platformë dominante.

Blockbuster kundrejt Netflix: Blockbuster ishte de fakto lideri në dhënien me qira të filmave me kaseta dhe DVD. Blockbuster nuk arriti të adaptohej me ritme të shpejta ndaj zhvillimeve teknologjike, çka e çoi në falimentim në vitin 2010.

IBM kundrejt Apple, Microsoft, dhe Intel: IBM ishte dikur gjigandi i kompjuterave, por ka humbur statusin e vet prej kohësh për shkak të konkurrencës nga kompanitë inovative si Apple, Microsoft dhe Intel. Pra, tregu i lirë nuk e lejon krijimin e monopoleve, dhe për këtë kemi fakte të shumta. 

Efektet e monopoleve ne shoqëri

Problemet që monopoli krijon janë varësia nga një kompani e vetme, e cila mundëson kompaninë të ngrejë çmimet në mënyrë arbitrare për shërbime dhe produkte të kërkuara nga individët dhe familjet. Gjithashtu, prania e monopolit nuk ofron incentiva për përmirësimin e cilësisë të shërbimeve ose mallrave, pasi nuk ka konkurrentë në treg dhe gjithashtu ngre barriera për aktorë të rinj që duan të futen në të njëjtin treg. Për këto arsye, monopolet nuk përbëjnë një avantazh afatgjatë në shoqëri. Pra le ti shpjegojmë në mënyre më të qartë efektet negative për konsumatorët dhe tregun:

Rritja e Çmimeve: Meqë nuk ka konkurrencë, një kompani monopoliste mund të ngrejë çmimet në mënyrë arbitrare. Konsumatorët kanë pak ose aspak zgjedhje për të gjetur alternativa më të lira.

Reduktimi i Inovacionit: Me mungesën e konkurrencës, kompanitë monopoliste kanë më pak incentiva për të përmirësuar produktet ose shërbimet e tyre. Kjo mund të çojë në ulje të cilësisë dhe në mungesë të inovacionit.

Barriera për Hyrjen në Treg: Monopolet shpesh krijojnë pengesa për aktorët e rinj që dëshirojnë të futen në treg. Këto barriera mund të jenë kostot e larta për hyrje, marrëveshjet me qeverinë ose thjesht një dominim ekonomik që e bën të pamundur konkurrencën.

Varësia nga një Furnizuesi të Vetëm: Konsumatorët dhe shoqëria mund të bëhen të varur nga një kompani e vetme për nevojat e tyre themelore, si energjia elektrike ose uji. Kjo varësi krijon një dobësi të madhe për konsumatorët nëse kompania dështon të ofrojë shërbim të mirë ose të qëndrueshëm.

Si luftohen Monopolet

Nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar monopolet përvec tregjeve të lira duke e liruar tregun nga barrierat e vendosura nga qeveritë. Në shumicën e vendeve, qeveritë kanë krijuar edhe ligje antitrust për të mbrojtur konsumatorët dhe tregun nga efektet e dëmshme të monopoleve. Këto ligje synojnë të parandalojnë kompanitë të përdorin pozitën e tyre për të kufizuar konkurrencën. Pyetja që del spontane është: si mund të kemi besim tek këta ligje kur është vetë qeveria, sic e pamë, që ndihmon në krijimin e monopoleve?

MË TEPËR

Temporal3 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar3 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix3 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar3 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore3 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix3 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix3 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix3 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix3 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix3 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook