Mix
Keni probleme me fryrjen e barkut? Ja ushqimet që ju ndihmojnë…
Kosi: I pasur me probiotikë dhe bakterie të mira që ndihmojnë procesin e tretjes, kosi e lehtëson shpejt inflamacionin.
Xhenxhefili: Konsiderohet si një nga mjekimet bimore më të vjetra në botë, xhenxhefili ka veti anti-inflamatore shumë të forta.
Banane: Kaliumi është arsyeja kryesore pse ky frut jep kontribut në mirëmbajtjen e sistemit tretës.
Limoni: Ndoshta e keni dëgjuar më parë dhe është e vërtetë, hilja e vjetër e ujit të ngrohtë me limon ndihmon. Aciditeti i tij është shumë i ngjashëm me të vetë stomakut, ndaj ndihmon në balancimin e tij.
Avokado: Nëse je duke mbajtur dietë pa karbohidrate, avokadot janë një opsion i mirë për të hequr fryrjen pasi janë pasura me potasium dhe antikoksidantë.
Kastraveci: Përmban shumë ujë dhe kontribuon në hidratimin e organizmit. Kjo ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga qelizat, citon Anabel.
Kivi: Actinidin është një enzimë që gjendet te kivi dhe shpejton tretjen.