Lidhu me ne

Kioske

Edison Ypi godet prapë fort Sali Berishën

Tetë 10 vjet Sali

Shkruar nga Edison Ypi

Tetë 10 vjet Sali

Ju shkërmoq shteti para syve brenda një ore. E refuzuan të gjithë. Edhe të vetët. Asnjë ushtar, asnjë oficer, asnjë polic, asnjë nëpunës nuk ju bind.

Në këtë tetë 10 vjetor, Sali Sërbi mund të mburret për fitoret e korrura:

25 vjet komunist i zjarrtë dhe i devotshëm në shërbim të vampirëve gjakpirës.

Erdhi me bekimin e Ramiz Alisë.

E mbushi Partinë Demokratike me spiunë, halabakë, horra, hajdutë, injorantë, rrugaçë, analfabetë.

U kujdes qysh herët, dhe vazhdon ende sot e kësaj dite, të shantazhojë të përndjekurit e Diktaturës përmes rrenave halucinative të Sigurimit. Të përndjekurit e braktisën me neveri përgjithmonë qysh herët. Sali Kulla është aq vizionar sa e rren mendja se do e votojnë sot dhe do vijë përsëri në pushtet më 36 gusht.

Praktikoi qeverisjen më rrënuese, më autodestruktive të mundshme, atë aspak parimore, aspak vizionare, vetëm klienteliste, mercenariste, regjionaliste.

Mundësoi udhëtimin pa viza dhe na futi në NATO. Europa dhe bota nuk ishin dakord. I bindi dhe i mposhti me elokuencën e vet brilante socrealiste Sali Kulla. U pika që s’i bie majë penxheres.

Nuk administroi shembjen e piramidave financiare.

Ju shkërmoq shteti para syve brenda një ore. E refuzuan të gjithë. Edhe të vetët. Asnjë ushtar, asnjë oficer, asnjë polic, asnjë nëpunës nuk ju bind Sali Rrenacakut.

Nuk e pengoi hapjen e depove të armëve dhe muncioneve dhe si rezultat u vranë mijëra shqiptarë.

Prej kur e ktheu mbrapsht Ibrahim Rugova, sot e kësaj dite nuk shkel në Kosovë ku nuk e njeh askush. Kur ua kujton, të thonë: Ende gjallë është?!

Erdhi për së dyti në pushtet me marifete dhe manovra të nyta duke larguar të merituarit, idealistat, të përkushtuarit, patriotët, atdhedashësit, dhe duke promovuar më të papërshtatshmit: rrenacakët, shkatërrimtarët, dallaverexhinjtë, qelepirxhinjtë, të paaftët, të patalentuarit, karipllarët, karipllarizmin, varkarët, varkarizmin.

E shpallën Non Grata dy më të mëdhenjtë e botës, duke ja çuar në zero konsideratën te gjithë të tjerët nga Poli i Veriut te Poli i Jugut.

Përhapi sa mundi brenda vulgut modën e turpshme të sharjes të diplomatëve dhe ambasadorëve perëndimorë.

Ka, jo 2 muaj, as dy vjet, por 12 vjet që nuk mposht dot administratën më të korruptuar të botës. Dhe është aq i paturp, aq i pacipë, aq i pafytyrë, sa vazhdon të rrijë. Është kapur pas kolltukut dhe s’shqitet. S’ka buldozer që e shtyn. S’ka vinç që e shkul.

Nuk flet kurrë për vlera njerëzor dhe qytetare, kulturë, Art etj. Flet veçse për hajdutllëk. Ky e vrau, ai e preu. Cili zhvati e cili vodhi. Kush ja futi e kush ja qiti. Kush iku e kush mbeti.

Po e mbyll në mënyrën më të turpshme, më të padenjë, më katastrofike të imagjinueshme për një qenie njerëzore: Me Partinë Demokratike sa një kokërr portokalli katandisur, dhe veten e vet majë penxheres duke bërtitur në pritje të burgut.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix3 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar3 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix3 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook