Makina e të vërtetës ka qenë një nga minirubrikat që Emral Mamaqi ka patur gjatë intervistës së tij me deputetin demokrat Sali Berisha. Një nga pyetjet që Mamaqi i ka drejtuar Berishës para makinës së të vertetës ka qenë, ajo që lidhej me politikanin që Berisha ka patur më shumë inat, gjatë karrierës së tij.
“Politikani që kam patur më shumë inat si bashkëkohës ka qenë Sllobodan Miloshevici”, është shprehur Berisha.
Berisha: Rama ta shpif, ndërroj kanal kur del në televizor
Ish-Kryeministri Berisha i ftuar në TV Klan në programin “Xing me Ermalin” është pyetur nga Mamaqi nëse e ka ndjekur intervistën e Kryeministrit Rama me të. Me humorin që e karakterizon, por i drejtpërdrejtë Berisha është shprehur se rastësisht e ka parë dhe menjëherë ka ndërruar kanalin televiziv.
“Ai është artificial, ta shpif”, është shprehur Berisha duke shkaktuar të qeshura në publik dhe duke shtuar se Rama eshte me komplekse.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu