Lidhu me ne

Radar

Tjetër tentativë për të vrarë Donald Trump?

Oficerët e zbatimit të ligjit në SHBA kanë arrestuar një burrë të armatosur me dokumente false, i cili tentoi të hynte në një tubim të mbajtur nga kandidati republikan Donald Trump në Coachella, Kaliforni.

Vem Miller, 49 vjeç, banor në Las Vegas, u arrestua në një pikë kontrolli jashtë vendit të tubimit me një armë gjahu në pronësi të paligjshme, një pistoletë të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë, tha në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Riverside.

Miller ishte paraqitur në pikën e kontrollit si gazetar.  

Incidenti përfaqëson tentativën e tretë të dështuar ndaj vdekjes së ish-presidentit Trump në muaj.

Organet e zbatimit të ligjit e përshkruan Millerin si “qytetar sovran“, duke iu referuar një kolektivi të lirshëm libertarianësh ekstremë që besojnë se qeveria nuk mund të ushtrojë ligjërisht autoritet mbi ta. Miller është republikan i regjistruar që ka një diplomë master nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos dhe kandidoi për asamblenë shtetërore në Nevada në 2022.

I dyshuari 49-vjeçar u lirua me kusht 5000 dollarë dhe do të dalë para gjykatës në janar të akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Trump u ka mbijetuar dy tentativave për vrasje gjatë tre muajve të fundit. Ish-presidenti dhe kandidati republikan presidencial e shmangu vdekjen në një tubim të fushatës në Pensilvani në korrik, kur një plumb i shkrepur nga rreth 150 metra largësi i preku veshin.

Tentativa e dytë u zhvillua në fushën e golfit të Trump në West Palm Beach, Florida, në shtator. Një person i armatosur që shënjestronte Trumpin nga pas shkurreve u frikësua nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe u arrestua pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Agjentët e inteligjencës amerikane kanë pohuar se Irani po kërkon të vrasë Trumpin dhe presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Teheranin se ai do ta trajtojë si akt lufte çdo sulm ndaj ish-rivalit të tij politik.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Kur është periudha më e mirë e vitit për të bërë botoks?

Periudha më e mirë për të bërë botox varet nga qëllimet dhe nevojat personale, por në përgjithësi, disa faktorë mund...

Mix9 orë më herët

Jamie Foxx goditet me gotë qelqi në gojë në restorant

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar, Jamie Foxx, po e rimerr veten pas një incidenti që ndodhi gjatë një darke...

Mix9 orë më herët

Elon Musk do të ndërtojë një tunel që lidh Britaninë me New Yorkun për 54 minuta

Një tunel nënujor hipersonik që mund të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun, duke arritur shpejtësi deri në 4800 km/h, është...

Mix9 orë më herët

Ëndrrat me një person të vdekur: çdo herë që ndodh ka një kuptim

“Jemi bërë prej të njëjtës lëndë si ëndrrat”, shkruante dramaturgu i madh William Shakespeare. Si ato me sy hapur, që na...

Mix9 orë më herët

Selena Gomez i përgjigjet kritikave për spanjishten e saj në ‘Emilia Pérez’

Selena Gomez, Zoe Saldaña dhe Karla Sofía Gascón janë protagonistet e filmit Emilia Pérez, që do të shfaqet në kinema...

Mix9 orë më herët

Luksemburgu është i vetmi vend në Europë ku gratë paguhen më shumë se burrat

Hendeku gjinor në paga përfshin shumë më tepër sesa thjesht barazinë e pagave për punë të njëjtë. Gratë në Europë...

Mix10 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Këtë javë, forca juaj kryesore do të jetë aftësia për të duruar dhe për të gjetur mënyra për të...

Mix10 orë më herët

Si po ndryshon Google me inteligjencën artificiale?

Google ka bërë investime shumë-milionë dollarëshe në themelimin, infrastrukturën e internetit dhe energjinë e pastër. Por sfida më e madhe...

Mix10 orë më herët

Mos e kurseni kremin e diellit: Sa, kur dhe si ta përdorni

Australia, një nga vendet me normat më të larta të kancerit të lëkurës në botë, zbulon se vetëm dy në...

Mix11 orë më herët

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Foto ilustruese Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa...

Facebook